E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planet e Baba Stars për 2013

Anëtarët e “Baba Stars” ditë më parë kanë filluar realizimin e një videoklipi të ri. Për të parë këtë projekt të finalizuar, fansat duhet të presin të paktën deri në fund të muajit dhjetor. 

"Kënga e re e cila është realizur edhe me spot, nuk del në 2012-ën, por del në janar. Ju informojmë në të ardhmen për më saktë'', thuhet në njoftimin e publikuar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë të ditur kështu planet e tyre për fillimin e vitit 2013.

Gjatë muajit  nëntor, "Baba Stars'' publikuan materiale të reja muzikore, duke përfshirë dy videoklipe: “N’Prishtinë”,  nga Getoar Selimi, dhe bashkëpunimin mes Cozman, Skivi Skillz dhe Agon Amiga të titulluar  "We doin this". /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›