E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaka, gol në fitoren e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin Botëror U-17, që po mbahet në Nigeri. Përfaqësuesja e Zvicrës, ku luajnë tre lojtarët shqiptarë, Frederik Veseli, Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka, ka arritur edhe fitoren e dytë, në kuadër të Grupit B. Skuadra helvetike ka mposhtur skuadrën e Japonisë me rezultat 4:2.

Golin e tretë për zviceranët e ka realizuar Xhaka në minutën e 53-të, derisa 19 minuta më vonë, i ka liruar vendin Hajrovicit. Ndërsa, 90 minuta kanë luajtur Veseli dhe Kasami. Ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këtë fitore, Zvicra ka tubuar gjashtë pikë dhe është në rrugë të mirë që ta kalojë fazën e grupeve.

Ndërsa. përfaqësuesja U-17 e Gjermanisë, ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, është mposhtur nga Argjentina me rezultat 2:1. Në këtë përballje, Mustafi ka luajtur 90 minuta, derisa është ndëshkuar me karton të verdh. Me këtë barazim, gjermanët rrezikojnë të kthehen në shtëpi, pasi kanë tubuar vetëm një pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›