Gripi i derrit rrezikon edhe Chelsean

Gripi i derrit rrezikon të shfaqet edhe tek Chelsea. Skuadra e Carlo Ancelottit do të mund ta kontaktonte këtë virus në sfidën e Premierligës së të shtunës që shkoi, ku u takua me Blackburn, ekip ky që tashmë është përfshirë nga ky virus.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i Blackburn, Sam Allardyce, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe futbollistët e Chelseas ta kenë marrë këtë grip në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge (5:0 për Blues), sepse në fushë, tek Rovers ishin ta paktën tre persona me simptome të njëjta me David Dunn e Christopher Samba, që ishin lënë në shtëpi për shkak të virusit N1H1.
Deri tash nuk është bërë i ditur asnjë emër, edhe pse e përditshmja Daily Star flet për një futbollist dhe për dy persona të stafit të Blackburn. Nuk kam dyshim për faktin se gripi mund ta ketë kapur dikë tek Chelsea.
Sepse, në aspektin mjekësor, bëhet fjalë për njërin prej viruseve më të këqij që kemi hasur ndonjëherë dhe i cili nuk po mund të ndalet. Mirëpo, nëse vërtet Blues janë prekur, faji qëndron tek Premierliga, sepse ne e kishim njoftuar atë për gjërat që po ndodhnin, e edhe përkundër kësaj, ata (zyrtarët e Premierligës) kishin vendosur që ndeshja të zhvillohej rregullisht, theksoi Allardyce.