E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, BE fton me urgjencë Gruevskin për raportim

Zyrtarët e lartë europianë kanë ftuar për sot me urgjencë kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski për të raportuar në Bruskel lidhur me detyrimet që duhet t'i përmbushë Maqedonia, lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit, para mbledhjes së Këshillit të BE-së, që do të mbahet në fillim të muajit dhjetor. Kryeministri Gruevski do të raportojë para përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana dhe euro-komisionerit për zgjerim, Olli Rhen. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë në Bruksel. Siç bëri të ditur kabienti i tij, Gruevski, do të ketë takime të veçanta me eurokomisionerinin për zgjerim Olli Rehn dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana.
Kryeministri i Maqedonisë do të marrë pjesë në Samitin e partive popullore europiane që po mbahet në Bruksel. Brukseli zyrtar u detyrua që të thërrasë Gruevskin, pasi ka vërejtur shmangien nga përgjegjësia për të nisur procesin vendimtar për të përmbyllur çështjen e emrit, pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Pas ftesës urgjente, Gruevski ka ndërprerë edhe vizitën e tij në Australi, ku qëndroi me delegacionin e lartë qeveritar. Në takimet e ndara midis Gruevskit dhe dy krerëve të lartë të BE-së, do të raportohet lidhur me detyrimet që duhet t'i përmbushë Shkupi, para muajit dhjetor, rreth zgjidhjes së kontestit të emrit, për t'iu shmangur vetos greke, për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Zyrtarët e KE-së janë të zhgënjyer nga akrobacitë politike të qeverisë së Maqedonisë lidhur me ngadalësimin dhe shmangien nga procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit. Gjithashtu, Solana dhe Rhen pritet t'i tregojnë Gruevskit edhe rreziqet që do të pësojë vendi, në rast se nuk do të arrihet zgjidhje për çështjen e këtij kontesti të emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›