E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andrea Anjeli ndez sfiden Inter-Juventus

Presidenti Ne gjithmone ne sulm. Fitoret jane te merituara te mbrojme klubin

Edhe 24 ore dhe sfida e pafund ndermjet armiqve te dashur bardhezinj dhe zikalter do te transferohet ne fushen e lojes. Per momentin perballja mbetet verbale ashtu si ne shume raste te tjera. Gjate paradites se djeshme presidenti i Juventusit Andrea Anjeli u eshte drejtuar tifozeve me nje leter e cila eshte publikuar ne faqen zyrtare te klubit. Ai ka leshuar nje apel per te mos rritur tonet e per te evituar polemikat e trasheguara nga e kaluara. Por ne te njejten kohe me deklaraten e tij ai jep nje pergjigje edhe per presidentin e Interit Morati dhe per administratorin Paolilo qe te bezdisur nga pretendimet e bardhezinjve per heqjen e titullit te vitit 2006 te cilin zikaltrit e fituan ne tavoline kane thene se Juve duhet te ktheje me pare disa tituj te parregullt te meparshem duke i hedhur benzine zjarrit te supersfides ne Serine A.

Anjeli shkruante Te dashur tifoze kjo pjese e pare e sezonit sportiv shpesh eshte shoqeruar nga polemika nga opinione dhe ne disa raste nga sulme ndaj Juventusit dhe historise se klubit. Pas pak oresh do te hapet sipari i nje ndeshje qe perkufizon nje pjese te madhe te historise se futbollit. Nje histori qe per ne juventinet eshte ndertuar nga pasioni dhe nga triumfet e shpeshta te cilat i kemi merituar te gjitha ne fushe. Fjalet term i cili eshte perdorur posacerisht per te treguar peshen e akuzave nga drejtuesit e Interit e muajve te fundit kane ngritur tonet dhe shpesh kane ngaterruar rolet. Mendoj se ka ardhur koha qe te merremi me te tashmen. Koha kur aksioneret e Juventusit dhe drejtuesit e klubit duhet te punojne per te mbrojtur ngjyrat bardhezi me mjetet e duhura dhe ne menyren me korrekte e me transparente te mundshme duke iu referuar akuzave te Moratit se Zonja e Vjeter dhe FIGC kane nje linje te perbashket per ceshtjen Calciopoli. Ne anen tjeter punojme perdite qe lojtaret te jene ne formen e duhur per te dhuruar paraqitje te denja per ngjyrat e fanelles sone. Presidenti i Juventusit nuk ka folur me emra konkrete por eshte e lehte te kuptohet qe fjalet nuk u drejtohen vetem tifozeve te skuadres por edhe klubit zikalter. Ka ardhur koha kur tifozet me ndjenje pergjegjesie ndoshta edhe me te larte se disa drejtues vazhdonte Anjeli mbeshtesin skuadren e tyre ne momentet e veshtira pa rene ne ekzagjerime te kota dhe ne episode dhune duke damkosur kontributin e te gjithe atyre qe e kane zemren juventine futbollisteve trajnereve drejtuesve punetoreve te klubit dhe miliona fansave. Kjo kohe zgjat 113 vjet dhe do te vazhdoje edhe pas ketyre 90 minutave gjate te cilave duhet te jemi tifoze shembullore ndersa me pas do te kthehemi ne punen tone Juventusi do te vazhdoje te paraqitet ne te gjitha institucionet ne menyre qe arsyet e paraqitura te degjohen te vleresohen dhe te trajtohen njesoj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›