Andrew Wachtel Ballkani e ka humbur identitetin
Katermbedhjete shkrimtare nga Ballkani jane ne gare per dy cmimet letrare Balkanika 2008 amp 2009 qe do te ndahen ne Vlore. Juria nderkombetare ka mberritur nderkohe qe kryetari i saj amerikani Andrew Wachtel njohes i mire i Ballkanit ben nje analize te fenomeneve letrare te ketij rajoni
Andrew Wachtel eshte amerikan por studiues i letersise dhe kultures sllave. Eumlshte zgjedhur kryetar i jurise qe do te ndaje cmimet Balkanika 2008 amp 2009 sepse eshte nje njohes i mire i Ballkanit por nuk eshte ballkanas. Pervecse studiues i letersise eshte perkthyes nga disa gjuhe ballkanike dhe botues i ketyre veprave ne anglisht. Dje kishte mberritur ne Tirane per tiu bashkuar sot ne Vlore jurise nderkombetare. Ne perberje te saj jane anetare nga vendet e Ballkanit bullgari Igor Cipev greku Lefteris Kallospyros maqedonasi Aleksander Prokopiev Vasile Andru per Rumanine Adriana Marcetic per Serbine Diana Culi nga Shqiperia dhe Timur Uhidin nga Turqia. Pasditen e dates 28 nentor do te shpallin ne Vlore fituesit e letersise per dy vite. Cilat jane veprat pretendente Ato qe sjellin origjinalitet ne stilistike dhe kendveshtrim thote Watchel. Ne intervisten e meposhtme ai ben nje analize te gjere mbi letersine e Ballkanit para dhe pas komunizmit.
Z. Andrew Wachtel cili eshte formimi juaj
Kam punuar 20 vjet ne Northwestern University ne departamentin e sllavizmit. Kam studiuar kulturen dhe letersine sllave kam kaluar disa vite ne Rusi e Turqi sepse jam i interesuar per letersine dhe per Ballkanin ne teresi. Prej muajit gusht jam rektor i Universitetit Amerikan ne Kirgistan Azine Qendrore nje pervoje qe e quaj si eksperiment te percimit te njohurive permes sistemit arsimor amerikan ne kete vend. Ne te njejten kohe vazhdoj te kem interesat e mia mbi letersine. Jam botues i letersise se Europes Lindore ne anglisht sepse e kam studiuar dhe e njoh ate. Kam perkthyer nga disa gjuhe ballkanike dhe nga letersia serbe kroate malazeze boshnjake dhe bullgare. Fatkeqesisht nuk e njoh gjuhen shqipe dhe rumune. Jam duke kerkuar per vepra interesante qe mund ti flasin lexuesit amerikan. I njoh mire fenomenet letrare te vendeve te Ballkanit kam bere studime se si ka ndryshuar dhe si ka ndikuar letersia pas periudhes se komunizmit dhe roli i shkrimtarit ne keto kohe. Eumlshte e veshtire te gjesh vecorite dhe specifikat e shume gjuheve per te zbuluar edhe individualitetin e seciles kulture por une bej aq sa mundem. Rreth gjashte apo shtate vjet te shkuara kam qene kryetar i jurise se cmimit Balkanika dhe cdo vit qe mundem e bej me deshire kete pune shume emocionuese sepse te takon te lexosh mjaft vepra interesante dhe te punosh me anetare te pergatitur te jurise per te vendosur se kush do te jete fituesi i cmimit te letersise.
Cfare perfaqeson per ju letersia e Ballkanit
Eumlshte nje pyetje e veshtire dhe nje argument qe e kemi diskutuar mjaft me anetaret e jurise. Cfare vecorish duhet te kete nje veper qe te jete fituese e cmimit Balkanika duhet te perfaqesoje vecorite tipike te shpirtit ballkanik apo te jete nje letersi qe sjell mesazhe universale Nuk kemi arritur te gjejme nje piketakim te mendimeve. Personalisht pelqej vepra qe jo domosdoshmerish ngrihen mbi kete realitet ballkanik. Nga pikepamja ime vepra te realizuara qe mund te jene edhe pretendente per kete cmim letrar jane ato qe kane elemente tipike ballkanike por ne te njejten kohe shohin pertej. Ky eshte nje bashkebisedim shume i nderlikuar. Lexuesit amerikane mendojne se letersia qe vjen nga vende te erreta duhet te reflektoje vetem realitetin e asaj pjese te botes. Mua me merzit fakti qe nje shkrimtar duhet me patjeter te na jape stereotipin e nje Ballkani folklorik per faktin se vjen nga Maqedonia apo Shqiperia dhe sepse lexuesi amerikan kete pret nga ai. Por eshte i vertete edhe realiteti tjeter qe lexuesi anglez apo amerikan kerkon te gjeje ne keto libra ate tipiken apo specifiken qe e dallon kete letersi nga ajo amerikania perndryshe ata nuk kane pse te shkojne ta blejne. Ne kete kuptim kesaj pyetje nuk mundet ti japesh nje pergjigje te vetme. Ne si juri po kerkojme per vepra cilesore. Aq me mire kur ato reflektojne edhe pak realitet ballkanik.
Ju i keni lexuar veprat e autoreve konkurrues. A ka nje linje apo nje subjekt qe i karakterizon
Jane nje sere librash ne konkurrim. Ka permbledhje poezish qe natyrshem jane universale ne temat e tyre te jetes dhe vdekjes kemi tregime nga bullgaria qe jane te vecanta per menyren se si e trajtojne tranzicionin bullgar e po ashtu vepra qe rrokin tema te pergjithshme por me trajtime shume interesante. Une nuk jam fans i atyre veprave qe e shohin Ballkanin dhe realitetin e tij si nje kuti te mbyllur por ato qe sjellin risi si stilistikore ashtu edhe ne kendveshtrim.
Si do ti vleresonit dy autoret shqiptare qe jane ne konkurrim Ismail Kadarene dhe Ben Blushin
Nuk do te ishte korrekte nga ana ime te ndaloja ne detaje te keta shkrimtare prandaj do te them nje opinion te pergjithshem. Ismail Kadare nuk ka nevoje per koment sepse eshte i vetmi shkrimtar shqiptar me fame boterore eshte nje shkrimtar profesionist ne ate qe ben. Nga Ben Blushi kam lexuar tri kapitujt e perkthyer ne frengjisht. Tema qe ka zgjedhur eshte nje teme e trajtuar edhe ne libra te tjere te letersise qe une i njoh. Thelbi i suksesit qendron ne faktin se sa origjinal je ne ate qe ben ndersa niveli teknik i te shkruarit te tij eshte shume i larte ashtu sic eshte per pjesen me te madhe te konkurrenteve. Do te jete nje pune e veshtire per jurine te zgjedhe fituesit dhe kete duhet ta beje me ndershmeri pavaresisht nacionalizmave.
Ju jeni studiues i letersise se Ballkanit. A e keni verejtur edhe ju moskomunikimin e shumeperfolur mes letersise se ketyre vendeve
Mungesa e komunikimit kulturor ka qene gjithnje problem mes ketyre vendeve. Dikur shkembimet ishin te ndaluara edhe nga regjimet. Sot ky fakt nuk perben problem por jane shkrimtaret qe shohin drejt nje modeli europian. Nje nga qellimet e Balkanikes kete vit eshte edhe perkthimi i vepres fituese ne te gjitha gjuhet e vendeve ballkanike. E vetmja menyre per te zgjidhur kete mungese komunikimi jane perkthimet.
Si perceptohet ne boten jashte Ballkani permes letersise
Mendoj se ka nje stereotip te krijuar tashme. Nese pyet dike per kulturen e Ballkanit me shume mundesi mund tu referohen filmave te Ermir Kusturices. Kusturica jeton duke bere filma e duke krijuar disa stereotipa te Ballkanit folklorik por qe ne fund te fundit jane vetem stereotipa. Orhan Pamuk ben te njejten gje ne letersine e tij. Mendoj se nje nga qellimet e konkurseve te tilla si Balkanika duhet te jene qe tu tregojne lexuesve se Ballkani eshte me shume se disa stereotipa folklorike. Une perpiqem te gjej e te botoj libra qe tregojne pikerisht kete. Sigurisht qe secili prej ketyre vendeve ballkanike mund te kene piketakime ne tradita dhe kulture por nga ana tjeter jane kombe qe kane individualitet.
Ju keni shkruar nje liber mbi historine e Ballkanit. Cili eshte kendveshtrimi ne kete liber
Ky liber duhet te ishte nje histori e shkurter e Ballkanit nga fillimi ne fund. Per ta bere kete ishte e nevojshme nje linje mbi te cilen te mbeshtesesh idene. Ideja ime mbeshtetet mbi fenomenin e nje perzierje te pazakonte kulturash qe nisin nga epoka bizantine dhe vazhdojne me epoken e Perandorise Otomane. Me pas kultura ne Ballkan u shkaterrua per tu zevendesuar nga koncepti europian i kulturave te ndara kombetare te cilat u krijuan nga shmangia e diferencave te mundshme ne shoqerite tradicionale ballkanase. Ka pasur vazhdimisht diferenca midis popujve te Ballkanit ndonese ata ishin te detyruar te jetonin me fqinjet e tyre se nuk kishin cte benin tjeter. Tani me futjen ne Europe jane shtuar kulturat multietnike. Ne periudhen e perfshirjes se Ballkanit ne Europe jane eliminuar ndasite mes vendeve por kane dale me ne pah origjinalitetet mes tyre shqiptaret jane me shume shqiptare serbet me shume serbe bullgaret me shume bullgare. Kjo si per sa i perket jetes se perditshme ashtu edhe historise se tyre. Per mua futja ne Europe eshte fundi i Ballkanit. Si nje civilizim me vete Ballkani ka marre fund sepse tani ka identitetin e tij brenda nje koncepti europian te nje shteti- komb. Eumlshte zhdukur specifika e ketij rajoni. Fakti se pse une nuk jam tifoz i veprave qe e paraqesin Ballkanin si nje kuti ka te beje pikerisht me faktin se ato tashme krijojne nje iluzion. Ne te vertete ato jane nostalgjike dhe tentojne te krijojne nje realitet qe tani nuk ekziston. Megjithate ka nga ata shkrimtare qe e kuptojne ate qe kane humbur dhe perpiqen ta rikrijojne.
Ju thate qe nuk e dini gjuhen shqipe por sa e njihni letersine shqiptare
Kam publikuar dy libra te letersise shqiptare ne anglisht nje kolane poezie dhe nje me tregime. Sigurisht qe njohja ime mbi letersine shqipe eshte e limituar nga njohja e gjuhes por mundohem ta realizoj kete permes perkthimeve. Dihet qe letersia duhet shijuar ne gjuhen origjinale por jane shume gjuhe per tu mesuar dhe jeta eshte e shkurter.