Turqia dhe iluzioni ballkanas i aleances
Ne nje pasazh te romanit te tij Skenderbeu Sabri Godo e karakterizon shpirtin ekspansionist turk me keto fjale te vena ne gojen e heroit te tij Turku ka nevoje per kalin jataganin dhe Kuranin.
Ky shpirt ekspansiv i ngjizur ne ADN-ne osmane pasi kishte zgjeruar nje shami toke te vogel qe quhej emirati i selxhukeve ne malet e Kaukazit ne nje perandori qe shtrihej ne tri kontinente u ndal per here te pare ne portat e Vjenes ne rrethimin e dyte te saj. E megjithate mbeti doktrine zyrtare e Perandorise se Osmaneve deri diten e fundit te saj.
Ne ditet e sotme mund te thuhet se karakteristika qendron dhe shpirti turk ka mbetur i njejte Shprehja Pamja e jashtme shpesh te genjen duket sikur eshte stisur per Turqine pasi disfata ne Luften e Pare Boterore dhe ngushtimi i Perandorise se Osmaneve ne kufijte e asaj qe sot eshte Republika Turke ridimensionoi edhe politiken e saj te jashtme ku gati per nje shekull pasardhesit e osmaneve ishin ose nje shtet me politike te theksuar neutraliste ne gjysmen e pare ose anetare besnike te NATO-s me vone por me nje profil te ulet nderkombetar e megjithate themeluesi i Turqise moderne Kemal Ataturk duket se midis rreshtave kishte lene edhe mesazhin per rolin e ardhshem te Turqise ku duke folur per politikat qe duhej te ndiqte vendi i tij thoshte se Turqia duhet te kujdeset si per paqen brenda kufijve ashtu edhe per ate jashte kufijve.
Veshtire ta ndash se kur nje komb ndihet i sigurt ne vetvete pasi edhe Roma u be perandori boterore kur fshataret e shtate kodrave buze lumit Tevere shtynin gjithmone e me shume kufijte e fshatit per te pasur brezin e sigurise deri sa arriten dhe e shtrine ne tri kontinente.
Sot pavaresisht se jo mbi kale por ne tanke Leopard te importuar nga Gjermania ose F16 te prodhuar nga Turkish Air Industries me licencen amerikane eshte vendi i dyte ne bote qe ka me shume F16 ne organiken e vet pas SHBA-se ushtria turke eshte forca e dyte taktike ne NATO dhe nje mbeshtetese e shpesh aktore e politikes se brendshme e te jashtme turke. Dhe me islamiket ne fuqi duket se ne kohet moderne po projektohen otomanet e rinj te gatshem te thyejne portat e Vjenes dhe te ringrene perandorine. Duket sikur kete dyshim po e trupezon edhe politika e jashtme turke nepermjet gojes se ministrit te saj te jashtem dhe po e perhapin mediat boterore.
Por a qendron sa thuhet dhe a mund vertet Turqia te ringjalle Perandorine Otomane A ka deshire enturazhi ekzistues ta beje kete Apriori pergjigjja eshte se nuk ka asgje me te gabuar ta mendosh dhe mendjelehtesi me te madhe ta llogarisesh politiken turke te shkeputur nga mundesite e saja reale.
Turqit e sotem e dine mire pavaresisht se nuk e thone se nuk shikohen me aq shume dashuri ne vendet ku kane valevitur dikur flamurin me gjysme hene. Perandoria e osmaneve ka lene shije te hidhur ne perceptimin e arabeve dhe pavaresisht se feja i ben vellezer vahabizmi sekti zoterues ne Arabine Saudite dhe dinastia sunduese aktuale e ketij vendi kane lindur pikerisht si rebelim ndaj pushtimit otoman. Po keshtu edhe vendet e tjera arabe qe shtrihen deri ne oqeanin Atlantik kane te shenjuar ne biografite e tyre kryengritje masakra dhune dhe luftera qe u kane shkaktuar osmaneve dhe anasjelltas saqe nuk mund te flitet per nje aleance te re. Secili prej tyre ka krijuar nje profil dhe aleanca rajonale e boterore si dhe objektiva komplet te ndryshme nga ato turke.
Ne Ballkan perjashto boshnjaket qe jane nje produkt sui generis i pushtimit te ketij gadishulli nga osmanet dhe rrjedhimisht kane afinitet me trashegimtaret e tyre edhe vete shqiptaret si popullsi qe beson pjeserisht ne islam kane verejtjet e tyre historike per otomanet.
Eumlshte e vertete qe kane qene te privilegjuar ne hierarkine osmane por kjo vlen per elita te caktuara ndersa masa e madhe e shqiptareve ishte mish per top ne radhet e jenicereve dhe nizameve dhe kete e verteton nje folklor i tere qe qan vuajtjen nen sundimin e osmaneve. Nderkohe popullsia e krishtere shqiptare shpeshhere ishte pre e dhunes shtazarake te tyre ose e te deleguarve shqiptare te Portes se Larte ndaj veshtire te kete trasheguar simpati. Dhe ajo qe shqiptaret pa dallim feje nuk kane mundur tu falin osmaneve ishte perdorimi i Shqiperise si placke tregu ku nese sot pretendohet nje dashuri shqiptare ndaj trashegimtareve te Portes se Larte mund te kerkohej vetem nese do ishin sjelle ne mbrojtjen e interesave shqiptare ashtu sic u soll Rusia me sllavet e saj ne Ballkan ose Anglia e Gjermania ndaj Greqise.
A mundej Perandoria e Osmaneve kur pa se nuk kishte me mundesi te mbronte zoterimet e saja ne Ballkan tu dhuronte pavaresine brenda kufijve natyrale qe shqiptaret kishin dhe qe ato mote ishin teresisht nen zoterimin otoman Patjeter qe mundej por preferoi ti linte gjelle per qente qe do i shqyenin ne luften ballkanike dhe ta katandiste shtetin e ri shqiptar vetem ne nje te treten e territorit qe shqiptaret popullonin. A mundej perandoria te mbyllte njerin sy ndaj perhapjes se gjuhes shqipe nga patriotet ortodokse e bektashinj shqiptare ne menyre qe te formesohej kombi i ri Patjeter qe mundej por perandorise i interesonin shqiptaret per aq sa sherbenin si baza furnizimi te ushtrise otomane me lende te pare. Ndaj masa e shqiptareve te sotem e shikon ate periudhe peseshekullore si shkaktare te prapambetjes ekonomike e shpirterore aktuale dhe sa me siper jane kujtime qe nuk shlyhen lehte.
Po ashtu shteti shqiptar modern eshte ngjizje e ideve rilindese te frymezuara nga betejat e Skenderbeut kunder pushtimit otoman. Rrjedhimisht ky shtet keshtu si ekziston sot veshtire te jete aleat i Turqise ne betejat e saj per ekspansion.
A mjaftojne problemet qe kemi me Greqine qe shqiptaret te hidhen ne krahet e Turqise Aspak jo pasi te mendosh keshtu i thone te jesh driteshkurter. Shqiperise asnjehere nuk i ka ardhur shpetimi nga Turqia dhe asnjehere nuk e ka pare Turqine dhe Greqine si breg ku duhet te mberrijne. Vete rilindesi Naim Frasheri vargezonte O drite qe lind andej nga perendon duke artikuluar aspiraten perendimore te shqiptareve. Ndersa te hedhesh ide se mund te kercenosh BE-ne qe nese nuk na pranon ne gjirin e saj ne do krijojme aleanca rajonale keto jane fantazi infantile qe shume-shume te cojne ne hic.
Aleati yne me i madh shqiptar ne kohet moderne jane Shtetet e Bashkuara korrigjuesit e padrejtesive qe na beri historia synimi yne eshte qe shpirterisht menderisht dhe kulturalisht te behemi qytetare te Europes. E meqenese te drejten se kemi gjetur asnjehere nga shtetet e tjera ballkanike dhe asnje nga keto virtyte nuk gjenden ne Ballkan natyrshem qe veshet e shqiptareve pelqejne me shume muziken e Uashingtonit sesa avazin e lindjes ndersa vlerat ti kerkojne ne token qe fillon ne brigjet e Pulies dhe mbaron ne Bruksel.
Duke iu rikthyer Turqise ne nje veshtrim me global me rikorrigjimin e politikave te saj ku qenien pjese te BE-se nuk mendon ta arrije me nepermjet nenshtrimit por politikave te partneritetit dhe pse jo imponimit duke i afruar Europes jo perafrimin e vlerave por asetet e saja ekonomike demografike dhe gjeopolitike mund te thuhet se pakicat fetare dhe simpatizantet e saj ne Ballkan do ti perdore me shume si element per te arritur objektivat e saj se sa si partnere per te hyre ne BE se bashku me ta.
Tashme Turqia e mbeshtetur nga rritja e saj ekonomike qe po e shnderron ne fuqi te rangut te dyte popullsine gati 80 milioneshe qe e rendit ne vendet e medha te botes si dhe ushtrine si element kualitativ te mjeteve qe ka politika e ketij vendi ne dore po synon shtrirjen e saj ne Azi. Indikator i zgjerimit te synimeve te saj eshte programimi per ndertimin e aeroplanmbajteses se pare turke program i nderprere momentalisht per arsye teknike dhe buxhetore. Po ashtu marreveshjet ushtarake te lidhura me Uzbekistanin Kirgistanin e Kazakistanin jane shprehje e synimeve te saj dhe origjina e perbashket dhe gjuha e ngjashme i ben aleate natyrale per ekspansionin turk kete radhe drejt zemres se Azise. Ne sherbim te synimeve te saj ekspansioniste Turqia ka filluar te riadaptoje aleancat e saj. Qendrimi kritik ndaj Izraelit eshte nje tregues i cili me shume se sa fetar ka lidhje me objektivat e reja qe vendi i ka vene vetes dhe Izraeli nuk eshte shoku me te cilin mund te prezantohesh ne boten islame. Por qe ketu fillojne edhe pikepyetjet e natyrshme per politika qe kane mbi nje shekull qe nuk aplikohen.
A do pritet ne keto zona krahehapur dhe a do mund te rifitoje skeptrin e sundimtarit rajonal Psikologjikisht duke kujtuar masakren ndaj armeneve ne fillim shekullin e 20 veshtire te thuhet qe shtrirja turke do shkoje si ne gjalpe dhe do mirepritet. Ndersa materialisht edhe sikur te abstragosh rezistencen nga fuqi tradicionale ne rajon si Rusia e me tej India dhe Kina qe te behesh fuqi te duhen teknologjite per zhvillimin ekonomik dhe ti konvertosh ato ne ushtri teknologji te cilat i ka Perendimi dhe ne kete pike qendrimi ndaj Izraelit eshte certifikate sigurie ne vendet e Perendimit.
Ne ditet e sotme programues te se ardhmes e shikojne Turqine si nje fuqi miqesore e cila duhet pyetur te pakten per problemet rajonale. Dhe shpresa e perendimoreve eshte qe eksperimenti turk te jete i suksesshem jo vetem si dashamiresi ndaj nje fuqie qe ende e konsideron mike por edhe si rasti kur islami mund te bashkejetoje me demokracine dhe vlerat europiane te te drejtave te njeriut qe ndodhen ne bazen e tyre. Ne kete pikepamje Perendimi ka vene bast duke perkrahur Erdoganin megjithese ende nuk ka besim te plote te formimi i tij demokratik dhe duke paralajmeruar ushtaraket garantet tradicionale te laicitetit te shtetit dhe rreshtimit pro perendimor te Turqise qe te mos ndermarrin ndonje hap te forte ndaj proceseve aktuale. Po ashtu Perendimi do nje Turqi te forte ushtarakisht por kete radhe si Vjena e re e Europes kunder sulmeve te terrorizmit me baze ne Lindjen e Mesme dhe Azine e Vogel.
Nese Turqia do ndjeke rrugen te cilen e filloi Ataturku natyrisht me korrigjimet qe kerkon koha ka per te qene risi ne boten islame pjese e rendesishme integrale e qyteterimit modern dhe do kete si deri me tani perkrahjen e tij. Ne te kunderten aeroplanmbajtesen qe ka planifikuar te ndertoje veshtire se do ta realizoje me inxhinieret e universiteteve te Ulan Batorit dhe Tashkentit.