E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirenjohje e qyteti Vlora cmim per Vilhelma Haxhiraj dhe Luan Toton

Vlore 26 nentor NOA - Me propozimin e Klubit teShkrimtareve Petro Marko Bashkia e Vlores u dha titullin Mirenjohje e qytetit dy prej krijuesve te klubit letrar konkretisht shkrimtares Vilhelma Vranari Haxhiraj dhe krijuesit artistit e shkrimtarit Luan Toto.

Jo vetem filozofia dhe letersia por edhe artet e bukura punojne per zgjidhjen e problemit te ekzistences. Veprat e poeteve shkrimtareve dhe artisteve te arteve figurative ne pergjithesi mbajne te hapur nje thesar te dijes se thelle. Letersia eshte nje mjet i fuqishem ne edukimin shpirteror dhe prandaj i arrin plotesisht pikesynimet e veta me mjetet e saj tha Gezim Llojdia sekretar i klubit gjate kesaj ceremonie.

Sipas te dhenave Vilhelma Vranari Haxhirajka lindur ne Kanine te Vlores me 1945. Origjinen e ka nga nje familje me tradita kulturore dhe atdhetare pinjolle e familjes se princit Gjergj Arianiti. Ajo eshte e para grua qe i paraqiti Kuvendit me shkrim peticionin per te drejtat dhe lirite e gruas pjesemarrja e saj ne jeten politike legalizimin e emigranteve.

Ne 12 vite ka botuar 18 vepra letrare ne disa gjini ku ze nje vend te konsiderushem letersia per femije. Ndersa Luan Toto njihet edhe per pikturen e skulpturen e tij.

g.ll/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›