Per Dashurine e Zija eles
As sot nuk e kam te qarte se nga me vinte nje ngurrim per ti hyre leximit te librit Per dashurine shkruhet pas vdekjes te Zija Celes. Me perjashtim te ndonje botimi te hershem duhej te ishte libri i vetem i ketij autori qe nuk e kisha lexuar me kohe ne doreshkrim ose me te dale nga shtypi. Situata behej edhe me e rende me e pasinqerte dhe vrasese ne ndergjegje ndersa kaloja ore te tera me autorin dhe kur binte fjala per kete liber apo te ndonje detaj i pershkruar aty une beja njeriun e heshtur ose harrestarin. As tani nuk e di nese Zijai e kishte kuptuar se une nuk e kisha lexuar librin nese po e akuzoj per dashamiresi te tepruar sepse asnjehere nuk me tha Cflas edhe une me ty... nderkohe qe tashme e kisha te qarte se sot ose neser duhej te vihesha perballe nje sqarimi te domosdoshem me veten time ne radhe te pare Pse ky ngurrim Pse i hiqja syte prej tij sa here qe e shihja librin ne biblioteke Pse nuk doja te ballafaqohesha me te
Se pari dhembja. Dritan Celen e kisha njohur jo aq shume dhe jo aq gjate por mjaftueshem sa te arrij edhe tani ta sjell ne perfytyrim ndersa e takoja rrugeve te Tiranes te qeshur dhe jashtezakonisht miqesor te lehte ne komunikim dhe nga pak melankolik. E keni verejtur se ne te dhjeten ose ne te qindten e sekondes shikimi i tij here pas here ikte diku larg ne hapesira te pamatura Pra dhembja per Tanin ishte me shume se njerezore ishte disi artistike disi letrare sepse tashme per te kisha krijuar nje perfytyrim qe ushqehej nga letersia e identifikoja me personazhet e librave qe i kishte perkthyer te Buzzati-t e te Calvino-s te cilet i kisha lexuar nje per nje. Kishte marre gje perkthyesi nga ato personazhe Jo. Vetem kishte gjetur identifikimin e tij nje harmoni te persosur dhe te jashtezakonshme te thuash kozmike te ndjeshmerise per dhembjen universale me racionalitetin tragjik te se paarritshmes dhe te se pamundshmes. Kjo ndjeshmeri per dhembjen perben shpirtin e letersise italiane. Dritani e kishte kapur kete fill dhe dukej sikur luante me te ne menyre krejt te shkujdesur ndoshta pa e kuptuar as vete se ne syte e lexuesit te perkthimeve te tij ishte bere pjese e asaj letersie e postulatit te saj themelor. Nuk mund ta lexoje Keshtjellen e tartareve pa e perfytyruar perkthyesin i cili te dukej sikur rrinte diku mbi muret e keshtjelles prapa hijeve te zgjatura te muzgut. Ne nje rrethane te ketille te humbisje Dritanin ishte si te humbje sensin per artin si te humbje vete idene e mbibotshme per kuptimin e universit si te humbje referencen orientuese ne nje shqyrtim semiologjik ku zhberja e shenjave te fut ne kaos. Pra kjo ishte permasa tjeter e dhembjes te cilen nuk e njohin te gjithe dhe nuk mund tu referohet te gjitheve.
Gjithsesi nuk ishte vetem kjo. Nga ai cast i kobshem si mund ta kishe mik letrar Zija Celen pa pjesen me vitale te tij kur do te shihje tek ai se si vdirren nje pas nje kuptimet per jeten kur te nje shkrimtar qe te pelqen sdo te mbetet asgje tjeter pervec tragjikes dhe pyetjeve pa pergjigje... Pra me ikjen e Tanit me ishte shfaqur ne horizont edhe humbja e pariparueshme e nje miqesie per te cilen kisha bindjen se nuk do te funksiononte me. Madje edhe me shume se kaq. Kisha krijuar idene se cikli krijues i Zija Celes kishte marre fund se duhej te ishte mbyllur si dere plumbi ne ato netet e gjata te dhembjes dhe vetmise ndersa ngrysej e zbardhej me kujtimet e te birit. A do ta gjente me Zija Cela kuptimin e te shkruarit kuptimin e artit kuptimin e te berit letersi pas nje pesimi te ketille Ta humbasesh Zija Celen si shkrimtar per bindjen time edhe nje letersi shume me e madhe dhe me e konsoliduar se kjo e jona do ta perjetonte si humbjen e nje gjymtyre pas se ciles ajo per shume kohe do te ishte e destinuar te zvarritej cale-cale. Mbi te gjitha kuptimi i dhembjes eshte njerezor ai nuk ka gjetur asnjehere dhe nuk do te gjeje kurre shpjegimin racional dhe fjalet e pershtatshme...
Edhe perkunder ngasjes per tu shprehur me gjeresisht dhe per ti perimtuar me hollesisht idete ne kete teme me duhet te kthehem te pyetja se perse per nje kohe nuk doja te ballafaqohesha me kete liber te Zija Celes. Ne mes meje dhe ketij libri qendronte edhe nje dileme ose me shume se nje A do te mund ti bente balle autori kesaj teme tronditese deri ne esencen e dhembjes Kisha frike nga rreshqitjet nga vershimi i tepruar i emocioneve nga humbja e drejtpeshimit. Poeti Ali Podrimja shume vjet me pare mbi kete teme kishte krijuar vepren e tij me te mire Lum Lumi dhe njeren nga veprat me te arrira te mbare poezise shqipe. Por vete natyra e poezise eshte lektisje e shpirtit. Cdo forme tjeter e shkrimit kerkon ekonomizim te emocioneve ne menyre qe mos te ndodhe ajo shkarja ne alternativen e paperballueshme te teprise mbytjes furjes. Zija Cela beri pikerisht ate qe prisja vecse nuk ndihesha i sigurt derisa arrita ne fund te librit ai shkroi nje roman autobiografik nga fjalia e pare deri ne piken qe ia vuri ne fund.
Eumlshte krejt e mundshme qe ky kategorizim i vepres te mos pelqehet nga autori njesoj si edhe nga ndonje lexues perfshi ketu edhe teoriket e letersise. Nga autori mund te mos pelqehet vetem per nje arsye Zija Cela gjate shkrimit te ketij libri me ngulmim e ka perqendruar vemendjen te besueshmeria e fakteve jetesore sepse shikuar nga kendveshtrimi i tij libri nuk eshte shkruar per te bere letersi por per ti dhene lexuesit qasje te drejtperdrejte ne vertetesine e ndodhise. Madje sikunder e kam vene re gjate leximit ai synon qe kjo vertetesi te ruhet ne te gjitha situatat te mos vihet ne dyshim as atehere kur nga thellesia e shpirtit i del nje ofshame ose kur mendja e trazuar i prin drejt observimeve krejtesisht abstrakte. Por kush thote se letersia duhet te merret me ndodhi te shpikura per te qene e tille Natyrisht kjo nuk ka te beje me perkufizimet teorike dhe as me ndonje postulat qenesor te letersise por me shume flet per nje prirje gati te pergjithshme se letersia ashtu si arti ne pergjithesi shpesh konsiderohet vetem si pjelle e fantazise dhe lidhjet e saj me realitetin konsiderohen krejtesisht aproksimative. E kjo jo Zija Cela ne kete pike arrin te mbaje pothuajse nje drejtpeshim te persosur. Ai rrefen. Ai vajton nga thellesia e shpirtit por prape rrefen. Ai mediton per kuptimin e botes dhe te jetes por gjithnje rrefen. Permes rrefimit ai e con lexuesin deri ne cepat me te skajshem te dhembjes deri te pika ekstreme e se pamundshmes pertej se ciles nuk ka me asgje.
Dilema e trete rreth ketij libri kishte te bente me vdekjen. I afishuar qe ne titull kisha krijuar njelloj paragjykimi se autori ne kete rrethane jetesore shume shpejt do te gjendej perballe nje muri te pakalueshem. Vdekja ne letersi njesoj si ne jete eshte mbyllje perfundim. Matane saj edhe perkunder te gjitha observimeve gnoseologjike nuk u gjend asgje qe mund ta shuaje kureshtjen e njeriut nxitjen per tu dhene kuptim gjerave. Nuk jane te pakte librat qe kam lexuar ku vdekja eshte nje gracke ne te cilen bien autoret pothuajse pa perjashtim madje deri ne tekste te shpelara. Por me te lexuar librin kuptova se Zija Cela te gjithe lexuesve ne njefare menyre ua kishte luajtur lojen libri i tij nuk eshte liber per vdekjen sikunder mund te pritej por eshte liber monumental per jeten. Ai vertet e con lexuesin deri te pamundesia deri te pika ekstreme e tragjikes se jetes deri te kuptimet e pazbuluara dhe pyetjet pa pergjigje. Ne fund te ndonje paragrafi te ndonje faqeje ose te ndonje kapitulli te duket sikur fatalitetin e pashmangshem tashme e ke preke me dore. Dhe pyet veten nga mund te shkohet tani cila eshte rruga per tu kthyer prapa kur tashme je gjendur ne zgripin e te gjitha kuptimeve... Ne rrethana te ketilla Zija Cela ben levizjen me domethenese qe mund te beje dikush tashme jo vetem si shkrimtar por edhe si qenie njerezore kthehet bashke me lexuesin neper rrugen e jetes duke i dhene liri veprimi dashurise miresise humanitetit te cilat ne faqet e ketij libri marrin kuptim universal te perbotshem dhe te perjetshem.
Dhe tani me ta lexuar librin une kuptova nje gje ne penden e nje shkrimtari te jashtezakonshem asgje nuk eshte e pamundur por asgje nuk eshte as e zakonshme. Duke qene lexues i vonuar ne radhe te pare kam kuptuar dilemat e mia dhe duke synuar te kuptoj veten me duket se kam arritur ta kuptoj me mire edhe Zija Celen.