E Shtunë, 31 Tetor 2026

Android kryeson ditën e parë të kongresit të celularëve

Në kongresin botëror për celularë gjatë ditës së sotme, HTC, Huawei, Samsung dhe Sony Mobile lajmëruan më tepër se gjashtë supertelefona të rinj. Disa nga fjalët që kanë shënuar ngjarjet gjatë ditës së sotme përfshinin Android 4.0, LTE, 4G dhe bërthama kuadrat. Këtu janë shtatë telefonat që e përdorin sistemin operativ Android që ia vlen të përmenden.

HTC One X: Ky është një telefon vrasës. One X e ka procesin Tegra 3 me katër bërthama. Ai ka katër 1.5GHz dhe një bërthamë të dytë për punë më të lehta. Ai ka një paraqitje prej 4.7 inçëve Super LCD me 1280 x 720 piksellë për rezolucion të plotë në hD: Kamera 8 megapiksellë ndihmohet nga një ImageChip për ta bërë më të shpejtë përpunimin e fotografive. Ky telefon mund të kapë pamje çdo 0.7 sekonda. Ai vjen me Android 4.0 Ice Cream Sandiwch dhe Sense 4.0 nga HTC.

HTC One S: Ky është gjithashtu një telefon vrasës, por jo aq i madh sa One X. Paraqitja është me 4.3 inçë dhe rezolucionin prej 960 x 540 dhe e ka një procesor dybërthamorë SnapDragon S4. E ka të njëjtin harduer si One X.

HTC One V: Smartphone është një smartphone nga HTC që ende ofron pamje të mirë dhe funksione të ngurta me një çmim të përballueshëm. Telefoni e ka një paraqitje prej 3.7 inçëve me 800 x 480 piksellë, një kamerë prej 5 megapiksellëve, një procesor 1GHz SnapDrag dhe përdor sistemin operativ Android 4.0.

Huawei Ascend D Quad: Ky telefon e ka njërin nga emrat më të keq të një pajisje të sistemit Android 4.0, por kjo nuk e ndalë Huawei që të jetë pjesë e tumrës. Huawei thotë që Ascend D Quad është smartphone më i shpejtë i ndërtuar ndonjëherë. Ndërmarrja është duke e përdorur procesorin e vet – në vend se të përdor një të tillë nga Nvidia ose Qualcomm. Veçoritë e tjera janë pamja prej 4.5 inçëve, paraqitja në HD prej 1280 x 720 piksellë, kamerë prej 8 megapiskellëve me video kapje në HD 1080p dhe një kamerë 1.3 megapiskellë për fytyrat e përdoruesve gjatë video bisedave. Huawei planifikon që të lëshojë disa lloje të këtij telefoni në disa tregje gjatë çerekut të dytë të këtij viti.

Samsung Galaxy Beam: Kjo pajisje është një risi nga projeksioni i telefonave. Ai përfshin një projektor i cili ka mundësi të bëjë ndriçim të fotografive 720p, 50 inçë në ndonjë sipërfaqe të rrafshët. Samsung thotë që Beam përfshin një paraqitje prej 4.0 inçëve, me përmasat 480 x 800; një procesor dybërthamorë prej 1GHz; kamerën kryesore prej 5 megapiskellë dhe ka kamerën për përqendrim automatik në fytyra tek përdoruesit që bëjnë video biseda. Ai e ka sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread. Samsung nuk thotë nëse ky telefon do të përditësohet në Android 4.0.

Sony Xperia P: Sony i shtoi dy telefona Xperia NXT në një vijë dhe P është i pari nga ta. Nuk është aq i mirë sa Xperia S, i lajmëruar në CES më herët gjatë këtij viti, por e mban trashëgiminë e familjes në një pako më të përballueshme. Ai e ka paraqitjen prej 4.0 me makinën BRAVIA dhe WhiteMagic, që është një teknologji e re të paraqitjes për një përvojë ultra të ndriçuar dhe efikase të paraqitjes. Ai gjithashtu ka një procesor dybërthamorë prej 1GHz, disk prej 16GB, kamerë 8 megapiksellë me mundësi incizimi të videos në HD dhe NFC (komunikimi në mes vendeve të afërta). Ai e ka sistemin Android 2.3 Gingerbread dhe ata që e kanë këtë telefon do të duhet të presin deri në fund të çerekut të dytë të vitit për ta pasur sistemin Android 4.0 në telefonin e tyre.

Sony Xperia U: Xperia U është synuar të jetë si një nivel hyrës dhe i ka veçoritë për ta zmbrapsur atë. Ai e ka paraqitjen prej 3.5 me makinën BRAVIA, procesorin dybërthamorë prej 1GHz dhe kamerën prej 5 megapiskellëve për video incizim. Xperia U e ka sistemin e njëjtë operativ si ai për Xperia P dhe do ta shohë Android 4.0 më vonë gjatë këtij viti./pcworldalbanian

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›