Marrëveshja, Bugajski: Serbia fitoi, Kosova jo
PRISHTINE - Analisti i njohur Janush Bugajski bëri të ditur dje se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të bëjë që përfaqësimi i Kosovës do të jetë i barabartë me atë të Serbisë, por shpreh dyshimet e tij sa i takon poshtëshënimit.
Në një intervistë për radion Europa e Lirë, ai analizon anën pozitive dhe negative të kësaj marrëveshjeje. "Anë negative (e marrëveshjes) mendoj se është ky poshtëshënim, e cili është mjaft i dëmshëm, pasi nëse e shikoni terminologjinë, ajo aktualisht e vë në pikëpyetje statusin e Kosovës, meqë thotë se statusi final nuk është i paragjykuar, që mund të nënkuptohet se është i pazgjidhur", - deklaroi ai në këtë intervistë. Sipas tij, do të jetë Serbia ajo që do të ngulë këmbë dhe do të sfidojë Kosovën në vënien në dukje të kësaj marrëveshje, duke përmendur se ajo nuk është më Republikë, dhe "duke deklaruar se përfundimisht kërkohet zgjidhje". "Pra, shoh probleme të ardhshme si pasojë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk jam i befasuar me kundërshtimet në Prishtinë ndaj poshtëshënimit dhe heqjes së termit Republikë", - vë në dukje ai në këtë intervistë. Sa i takon faktit që në poshtëshënim është iu shënuar dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, Bugajski thekson se gjithësesi poshtëshënimi nuk e ka specifikuar pavarësinë.
"Poshtëshënimi nuk thotë se kjo marrëveshje e njeh pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe nëse ju nuk e paragjykoni statusin, kjo nënkupton se është status i pazgjidhur, megjithëse me të vërtetë statusi është i zgjidhur, pasi pavarësia është deklaruar dhe ajo është njohur nga afërsisht 90 shtete", - thekson më tej në këtë intervistë Bugajski. Sipas tij, nëse diçka nuk paragjykohet me logjikë nënkupton se nuk është e zgjidhur. Dhe sipas tij në këtë rast ka fituar Serbia, e cila ka pasur si objektiv që në fillim pikërisht këtë staturë për përfaqësimin e Kosovës.
Bugajski gjithashtu shtron pyetjen se nëse Serbia ka dalë e fituar nga kjo marrëveshje, atëherë çfarë ka përfituar Kosova nga ky dialog, në momentin kur nuk ka një plan për kandidaturën në BE apo për të marrë statusin. Sipas tij, ndërsa Serbia ka bërë një hap para drejt integrimit europian me këtë marrëveshje, Kosova ka mbetur në një status të paqartë. Ai shprehet se statusi i Kosovës në BE nuk do të zgjidhet në bisedime me Serbinë, por me vetë BE-në dhe nëse ndodh kjo, paqartësia e statusit të Kosovës do të thellohet akoma dhe më tej.
"Duhet të ketë biseda me Bashkimin Europian, për të ardhmen e vendit. Në të kundërtën, ju do të mbeteni në këtë situatë të paqartë, ndërsa Serbia lëvizë përpara", - thotë Bugajski.
(er.nu/rel/BalkanWeb)