Dedikimi, Edgar Çani, gol për babain në "Big Brother"
TIRANE - Edgar Çani ka debutuar me gol në kombëtaren shqiptare, teksa realizoi pas vetëm 3 minutash me fanelën kuqezi.
Sulmuesi i Polonia Varshavës në Poloni, është shprehur disi kritik me lojën e skuadrës në pjesën e dytë, ndërsa ia dedikoi golin babait të tij, që është një prej konkurrentëve të ‘Big Brother’.
"Jam shumë i kënaqur që debutova me kombëtaren edhe pse më erdhi keq që nuk luajtëm diçka më mirë në pjesën e dytë, pasi në të parën ishim shumë mirë - tha ai. - Isha shumë i emocionuar para ndeshjes, por më pas shkoi mirë, pasi shënova gol pas 3 minutash. Më pas humbëm, por gjithsesi, ishte vetëm një miqësore", u shpreh Çani. "Goli? Për babanë që është në Big Brother, shpresoj që të qëndrojë", u shpreh Edgar Çani Junior.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)