Studimi, ja ushqimetqë ngadalësojnëplakjen
MOSKË- Plakja është një proces që kërkon vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnjeje, thonë studiuesit. Në të vërtetë, plakja nuk është asgjë tjetër përveçse riprodhimi i gabuar i qelizave në mënyrë të vazhdueshme, që sjell pak nga pak degradimin e organizmit.
''Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime, të cilat janë në gjendje të ngadalësojnë mekanizmin e plakjes'', njoftoi gazeta e përditshme ruse ''Pravda'', që i referohej një studimi të bërë në Francë.
Në këtë vend, që prej tetë vitesh, 13 000 vullnetarë kanë pranuar t’i nënshtrohen marrjes së një pilule ku përzihen pesë lloje antioksidantësh natyralë si betakaroteni, vitaminat C e E, zinku dhe seleni. Rezultatet kanë treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të ulen deri në 30 për qind, çka do të përkthehej jo vetëm më shumë vite jetë, por edhe më shumë vite bukuri e rini.
Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që përmbajnë antioksidantët kaq shumë të dobishëm.Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i çdo pjate, për shkak të yndyrnave të tij natyrale dhe antioksiduese.
Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitaminë C. Domatja, lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut, ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karrotat. Pavarësisht studimit, ajo që mjekët theksojnë është se mënyra më efektive për të zgjatur jetën është duke hequr dorë nga veset e rrezikshme si duhanpirja apo alkooli.
(m.a/mia/BalkanWeb)