E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firefox 4, edhe për Android

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 12:06

Mozilla ka bërë të ditur në blogun e saj se ka paraqitur për shfrytëzim Firefox 4 për Android, dhe se gjithashtu i njëjti shfletues mobil është i gatshëm për shkarkim edhe në pajisjet Maemo.

Sipas Mozilla, Firefox 4 do të jetë tri herë më i shpejtë sesa shfletuesi i zakonshëm i Androidit, dhe arrin me përmirësime të mëdha në motorin JavaScript, që është dizajnuar për të mundësuar hapjen më të shpejtë të faqeve.

Firefox 4 Mobile është ndërtuar që të përdorë të njëjtën teknologji si për desktop dhe është gjithashtu i pajisur edhe me tabs, bookmarks me një prekje, dhe një bashkësi të kontrolleve për shfletim.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›