E Shtunë, 31 Tetor 2026

Android, prapa në krahasim me Apple

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 12:58

Vetëm 20% e aplikacioneve në tregun e aplikacioneve për Android që janë me pagesë janë shkarkuar më tepër se 100 herë.

Dyqani i aplikacione për Android vazhdimisht ka mbijetuar nën hijen e dyqanit të aplikacioneve për Apple dhe paraqitja e radhës tregon që kjo gjë po vazhdon.

Vetëm 96 aplikacione janë shkarkuar më tepër se 5 milionë herë, sipas një statistike të lëshuar së fundi nga Distimo.

Statistika gjithashtu tregon që aplikacionet pa pagesë ishin shkarkuar mjaft shpesh; me 75% të aplikacioneve me më shumë se 100 shkarkime.

Dyqani i Apple për aplikacioni së fundi ka treguar që ka arritur të ketë gjysmë milioni aplikacioni, në krahasim me aplikacionet për Android, që janë 375 mijë. /pcworld.al/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›