Studentja 22 vjece zbulon misterin e universit
NJU JORK- Një studente e inxhinierisë së hapësirës në Universitetin Monash në Melbourne ka zbuluar atë që deri tani është përshkruar si “masa e munguar” e universit. Amelia Fraser-McKelvie, vetëm 22 vjece duke punuar me astrofizikantët e universitetit ka drejtuar një hulumtim me bazë rrezet X, dhe brenda 3 muajsh ka arritur të dallojë këtë masë, ose të paktën një pjesë të saj. Zbulimi ka konfirmuar prezencën e “masës munguese” në strukturat komzike në mes të grupeve të galaktikave të cilat quhen filamente.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)