E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuze publikon listën

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 13:57

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuze të shtunën e ka publikuar listën me emrat e futbollistëve që do të vishen kuqezi në ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2012, të cilën do ta zhvillojnë më 7 qershor si mysafirë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

As kësaj here, strategu kroat nuk ka sjellë ndonjë risi me publikimin e listës së re, përveç rikthimit nga lëndimet të Debatik Currit dhe Edmond Kapllanit, e po ashtu edhe rikthimi i Isli Hidit, i cili nuk ishte ftuar kohëve të fundit. Ndërkohë, në këtë listë figuron edhe emri i mesfushorit Ervin Skela, i cili kohëve të fundit i kishte disa probleme me gju.

Grumbullimi zyrtar i lojtarëve të Kombëtares shqiptare do të nisë të hënën dhe bashkërisht kuqezinjtë do të stërvitin për një javë në Kavajë dhe Durrës dhe pastaj do të udhëtojnë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës për ta zhvilluar sfidën e tyre të radhës.

Shqipëria bën pjesë në Grupin D. Lider i këtij grupi aktualisht është përfaqësuesja e Francës me 12 pikë të tubuara. Vendin e dytë e zë Bjellorusia me tetë pikë, sa kanë edhe kuqezinjtë në vendin e tretë. Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina pozicionohet në vendin e katërt me shtatë pikë, derisa Rumania është e pesta me pesë pikë. Vendin e fundit e zë Luksemburgu me vetëm një pikë të tubuar.

Lista e futbollistëve:

Arjan Beqaj, Samir Ujkani, Isli Hidi, Andi Lila, Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli, Admir Teli, Lorik Cana, Endrit Vrapi, Ervin Bulku, Altin Lala, Klodian Duro, Gilman Lika, Emilian Vila, Ervin Skela, Jahmir Hyka, Gjergj Muzaka, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi, Elis Bakaj, Edmond Kapllani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›