E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët zgjohen me dyshime

31/03/10 12:05

Një e nga një banorët po zgjohen si çdo mëngjes tjetër, por këtë herë me dyshime të mëdha pasi lojrat aq shumë të diskutuara vazhdojnë rrjedhën e tyre. Sapo zgjohen ata vënë re diçka jo normale pranë krevatit të tyre, pa e ditur se kush mund ta ketë lënë aty. E gjithë kjo situatë bën që banorët ta shohin çdo gjë me dyshime. Kështu Edi sapo zgjohet, si gjithmonë shkon në dush, por kur merr shampon qëndron një çast duke e vëzhguar dhe nuhatur shampon për të vërtetuar se asaj nuk i ka ndodhur asgjë e çutitshme ashtu si herën e kaluar kur iu desh të lahej me vinovil në vend të saj. Pas tij edhe banorët e tjerë shohin gjërat përreth tyre me dyshime. Tatiana sapo zgjohet shkon ngadalë pranë Jetmirit dhe duke u munduar që të mos e zgjojë merr diçka te krevati i tij të cilën shkon dhe e kontrollon mirë në banjë. Përveç kësaj Tatiana fillon të nuhasë shampot me radhë. Më pas Edi dhe Mandi dalin jashtë dhe duke shijuar kafenë e mëngjesit diskutojnë përsëri për çështjen e lojrave, duke theksuar se mezi po presin që të vijë e shtuna në mënyrë që të zbulojnë se cili nga banorët ka organizuar gjithë këto lojra që tashmë janë bërë të bezdishme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›