Një dietë pa shumë mundim
Kush është ai që thotë që për të humbur kilet e tepërta është e nevojshme që të rrimë në palestër në mënyrë masakruese? Ndonjëherë është e rëndësishme të përdoret ndonjë truk i vogël për të hedhur poshtë pikërisht ato kile që ju shqetësojnë, madje pa shumë mundim. Një prej këshillave është që të hani ngadalë. Ndodh shpesh që duke qenë se bëjmë një jetë aktive, me shumë lëvizje dhe impenjime, na çon të hamë ushqime të shpejta, të nxituara dhe ndoshta edhe të ngarkuara me mjaft kalori, pasi ato në përgjithësi janë ushqime të thata. Mundohuni ta shtyni për rreth 20 minuta përtypjen e ushqimit, duke e kafshuar mirë nëpër gojë përpara se ta çoni poshtë. Në këtë mënyrë do të keni mundësinë që ta shijoni edhe më shumë ushqimin, por në të njëjtën kohë do të keni një ndjesi velje më të madhe, duke u shtyrë për të ngrënë më shumë.
E fjetura mund t’ju bëjë të bini në peshë. Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, nëse fle 1 orë më shumë gjatë natës do t’ju ndihmonte që të humbitnit 6 kg në vit. Ky studim është realizuar me një grup personash që konsumojnë rreth 2500 kalori gjatë ditës. Gjumi mund të ndihmojë në mbajtjen në linjë edhe në një tjetër sens: nëse do të jeni shumë më të çlodhur do të jeni edhe më pak nervozë dhe në këto kushte sa më pak nervozë aq më pak jeni të prirur edhe për të ngrënë.
Duhet të hani më shumë perime. Kjo mund të jetë një zgjedhje e ndryshme: në vend që të konsumoni vetëm një lloj ushqimi, ju keni mundësi të bëni përzierje të ndryshme. Të gjitha ushqimet vegjetariane janë një aleat shumë i mirë për të humbur disa kilogramë, pasi kanë mjaft fibra dhe ujë, e ky është një motiv i mirë për të mbushur boshllëkun që keni në stomak. është ideale që këto ushqime të keni mundësinë t’i konsumoni në një mënyrë gatimi të këndshme. Kështu nuk ka nevojë të përdorni spinaq që noton në gjalpë dhe djathë, por mund të përdorni vajin e pastër të ullirit, limonin, gjithashtu edhe uthullën. Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të konsumuar perimet është edhe gatimi i tyre në supë, me pasta të ndryshme, duke shtuar herë pas here edhe ndonjë drithë të stinës.
është e rëndësishme që ushqimet tuaja të jenë të shumëllojshme. Në dietën tuaj duhet të shtoni patjetër orizin, elbin, thekrën, qiqrat. Në supermarket gjithnjë do të keni mundësinë të gjeni makaronat, biskotat, picat, përveç bukës. Gjithnjë janë cilësuar si ushqime shumë të rënda, por sipas një studimi të fundit janë ushqime që mund të luftojnë mirë edhe sëmundjen e diabetit. Ju shumë shpejt do të keni mundësinë të vishni xhinset tuaja të preferuara. Do shfaqeni në dhomën tuaj të gjumit të kënaqur, me ato veshje që pak kohë më parë e kishit të vështirë që t’i vishnit, duke mos iu lënë të merrni frymë. Dhe kur t’ia keni arritur qëllimit, ky do të jetë çmimi që keni fituar. Normalisht ky është një objektiv i realizueshëm: nëse keni humbur më shumë kile nga parashikimet e mëparshme, atëherë do të ishte e udhës që të bënit një vizitë te dietologu.
E rëndësishme është të mos i lini pa ngrënë ushqimet që ju pëlqejnë. Sigurisht që edhe pica do të konsumohet, por kujdes që të kërkoni atë të duhurën. Tentoni të evitoni ngarkesën e madhe me kalori dhe u lini më shumë hapësirë perimeve të stinës, që do t’ju ndihmojnë edhe në tretjen. Rukola është e këshillueshme, ndërkohë që uji është gjithashtu një shoqërues i mirë.
Duhet të evitoni në mënyrë kategorike të gjitha pijet me gaz dhe të ëmbla që mbani në frigoriferin tuaj. Ju pëlqen shumë çaji i ftohtë? Mirë do të ishte që ta përgatisni vetë, duke evituar sheqerin e tepërt. Shijen mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, mirë do të ishte të shtonit gjysmë limoni dhe pija juaj do të ketë më pak kalori, do të jetë shumë natyrale dhe më e pranueshme me atë që do të gjeni në raftet e supermarketit.
Mirë është të evitoni edhe pijet alkoolike. Alkooli përmban 7 kalori për gram, kundër 4 të karbohidrateve dhe të proteinave. I këshillueshëm është çaji jeshil. është një aleat i mirë për të djegur kaloritë. Ka një efekt hidratues dhe antioksidues. Do të ishin të mjaftueshme 4 gota në ditë, pasi do ta mbajnë në kontroll shumë të mirë gjendjen tuaj.
E rëndësishme është pamja me të cilën do të shikoni ushqimet dhe pijet tuaja të përditshme. është një truk që vlen për pijet që kanë shumë sheqer dhe për këtë mund të përdorni gotat e gjata, në mënyrë që të krijoni një tjetër imazh në kokë. Diferenca në formë mund të zvogëlojë edhe konsumin në 25-30% pa e vënë re. E njëjta gjë vlen edhe për pjatat: përdorni pjata më të vogla, kështu do të duket sikur konsumoni më shumë.
#