E Diel, 1 Nëntor 2026

Anelka: E pranoj përjashtimin


Pak orë pasi mori vesh se ishte përjashtuar nga kombëtarja franceze, për shkak të fyerjeve të rënda ndaj trajnerit Raymond Domenech, Nicolas Anelka ka pranuar përjashtimin e tij nga përfaqësuesja franceze.

"Unë kam respekt të madh për ekipin e Francës, unë gjithashtu kam respekt të madh për të gjithë bashkëlojtarët e mi, pa përjashtim, unë këmbëngul në këtë. Franca ka një ndeshje të madhe të martën ndaj Afrikës së Jugut, nga e cila mund të kualifikohet në Botëror. Kjo është arsyeja pse nuk preferoj të flas tani".

"Por, më duhet të sqaroj se komentet që u shfaqën në shtyp nuk janë të mia. Natyrisht, kam pasur një diskutim të nxehtë me trajnerin. Ky debat nuk duhet të dilte kurrë nga dhomat e zhveshjes . Nuk e di kush mund të përfitojë nga këso lloj gjërash, por natyrisht nuk është ekipi".

"Kurrë nuk ka qenë qëllimi im që ta dëmtoja ekipin francez, institucion që e respektoj. Unë e pranoj përjashtimin tim nga Franca dhe i uroj çdo të mirë kombëtares franceze ndaj Afrikës së Jugut", deklaroi Anelka për Francesoir.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›