Medvedev: Ekonomia e Europës në krizë nga paqëndrueshmëria e Euros

Presidentit rus, Dmitri Medvedev deklaroi ditën e shtunë shqetësimin për një valë të dytë krize financiare dhe përsëriti se vendi i tij ishte shumë i shqetësuar për të ardhmen e euros, monedhë që përfaqëson më tepër se 40 % të rezervave të Rusisë.
"Jemi të shqetësuar për një valë të dytë krize", deklaroi presidenti rus gjatë një fjalimi përmbyllës të edicioni i katërmbëdhjetë të Forumit Ekonomik të Shën Petërburgut.
"Jemi shumë të shqetësuar për të ardhmen e euros. Shpresojmë që të ketë një rikuperim të shpejtë sepse është po ashtu valuta jonë. Nuk është vetëm valuta e Bashkimit Evropian, por është një valutë që e përdorim në formën e një monedhe rezervë", theksoi presidenti rus. Presidenti Medvedev u shpreh se autoritetet ruse po ndjekin nga afër diskutimet në Bashkimin Evropian dhe po matim me kujdes pulsin e ekonomisë sonë, po studiojmë tendencat dhe po mbikëqyrim trajektoren e valutave të huaja. I shqetësuar për gjëndjen aktuale të Euros është shprehur edhe ministri rus i Financave Aleksei Kudrin. Kudrin u shpreh se Greqia duhet që të ristrukturohet masa e borxhit që i është premtuar shtetit helen. Strukturimi i këtij borxhi sipas ministrit rus të financave do të ishte një lajm pozitiv për qëndrueshmërinë e monedhës së Euros. Kjo qëndrueshmëri do të ishte më e dukshme për efekt të likuiditetit të kapitalit dhe të lëvizjes së parave nëpër transaksione bankare.