Quaresma: Do lë gjakun në fushë

Transferimi i ri i Besiktasit, Ricardo Quaresma, ka deklaruar në prezantimin e tij si lojtar i skuadrës turke, se ai do të lë gjakun në fushë për të fituar tituj.
"Unë do të lë gjakun tim në fushë, sepse unë dua të bëhem kampion te Besiktasi. Unë dua t'u falënderoj të gjithë juve, ndërsa në fushë, dua t'u ndihmoj të fitoni tituj. Kjo është ajo që dua më shumë tani", theksoi Quaresma para mijëra tifozëve të mbledhur në BJK Inonu Stadium.