E Diel, 1 Nëntor 2026

Anemia tek femijet, si duhet kuruar me ushqime Sonila Isaku

Para moshes dy vjecare, anemia eshte shume e perhapur te femijet. Megjithate, kjo nuk do te thote qe nuk duhet kuruar. Per ta parandaluar duhet nje ushqim i pasur me hekur. Per mjeket specialiste e rendesishme eshte edhe koha kur femija ka lindur, nese ai ka ardhur ne jete para kohe, atehere shtesa e mases se hekurit duhet te jete me e madhe. Nese femija e ka lene qumeshtin e gjirit para 9 muajsh, atehere ju duhet t’i jepni femijes nje ushqim te pasur me hekur. “Nje femije qe nuk ka pire qumeshtin e nenes, atehere atij duhet t’i jepen ushqime te pasura me hekur, pasi rezervat e tij te hekurit mund t’i zgjasin deri ne moshen 4-muajsh. Nje bebe qe ka lindur para kohe, nuk ka rezerva ne hekur prandaj atij i duhet dhene shtese ushqimi te pasur me hekur qe ne moshen dy muajsh” pohon mjeku Arben Ivanaj. Nderkohe qe keshillohet qe nje femije qe eshte rritur fillimisht me qumeshtin e nenes e me pas jo, nje shtese ushqimesh ne hekur do te qe e nevojshme. Nderkohe qe mjeket pediater theksojne se me e rritjen e femijes duhet qe dhe ushqimi te ndryshoje. Ushqimet e keshillueshme jane dritherat per bebe, te pasura me hekur, ai mund t’i haje deri ne moshen 2 vjece. Po keshtu me rritje ne femijes mbi 2 vjec keshillohen te perdoret mishi me perime barbunja, thjerreza, e verdha e vezes dhe te gjitha perimet jeshile. “Ne pergjithesi, perimet e gjalla jane nje element ushqyes shume i mire, keshtu qe para se t’i konsumoni duhet t’i lani mire. Per te pasur sa me shume hekur, hani karota me gjithe lekure dhe patate te pjekura” pohojne mjeket pediater. Sipas tyre, perimet me gjethe jeshile permbajne shume hekur dhe nje gje e tille eshte e mire per ata qe nuk e hane shume mishin, peshkun apo vezet. Vitamina C, nje element ushqyes qe mund te gjendet ne shume fruta dhe perime, ndihmon gjithashtu per te pasur sa me shume hekur ne trup. Anemiket, eshte mire qe te perdorin ushqime qe kane vitamine C. Kete vitamine mund ta gjeni te portokalli, kivi, limoni, pjepri, domatet, etj. Perimet me gjethe shume jeshile, permbajne me shume vitamine C. Per te menjanuar anemine tek femijet, duhet qe t’i jepni sa me shume ushqim te shijshem. Pervec qumeshtit te nenes, femijet kane nevoje per ushqim shtese qe ne moshen 6-muajsh. Prandaj keshillohet dhenia e grire e perimeve, qe menyre qe femija ta kete me te lehte konsumin e tyre. Ne rastet kur analizat laboratorike konstatojne anemi tek femijet, atehere eshte konsulta me mjekun specialist dhe ate pediater qe percakton sasine e ilacit qe duhet ti jepet femijes per te forcuar depozitat e hekurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›