E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames: Do ndeshkohesh per bllokimin e statusit Rozeta Rapushi

Kryeministri, Sali Berisha, tha dje nga qyteti i Durresit se qeveria e tij do te vazhdoje perpjekjet per te rrugen e integrimit evropian, ndersa theksoi se Rama do te ndeshkohet per bllokimin e tij. Gjate inaugurimit te impiantit te trajtimit te ujerave te ndotura ne Durres, kreu i qeverise tha se mandati i ardhshem i qeverise eshte ai i Shqiperise evropiane. “Me perpjekje u realizua firmosja e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, u realizua pranimi i kerkeses per statusin e vendit kandidat per anetar ne Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave dhe ne kete rruge Komisioni Evropian, tetorin qe kaloi, rekomandoi Shqiperine per te marre statusin e vendit kandidat, me kushtin qe te votoheshin 3 ligjet. Ai qe i bllokoi ligjet dhe bllokoi statusin, ai merr pergjigjen me te merituar dhe del ne ate ane te historise qe i takon atyre qe i ngrene vendit dhe popullit te tyre mure donkishoteske perpara”, - u shpreh dje Berisha. Ai siguroi se maxhoranca, do te vazhdoje perpjekjen serioze per te marre statusin, per te hapur negociatat, per te ecur ne menyre te panderprere drejt Bashkimit Evropian, drejt Shqiperise evropiane. Nga ana tjeter, duke theksuar se qeveria e konsideron mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit si kusht vendimtar per zhvillimin e vendit, kryeministri replikoi edhe me akuzat e opozites. “Atij qe bertet cdo dite per guroret e Krujes, i them nga ketu se ato vertete jane te shemtuara, por ato i krijove ti me klanin e betonit tend ne Tirane. Edhe jo vetem ato, por dua te rikujtoj ketu furrat e tmerrshme te gelqeres, te cilat shperndanin mbi Kruje dhe Tirane blozen kancerogjene ne mushkerite e cdo qytetari. Ato nuk jane me. Ne do te bejme gjithcka qe edhe ato plage qe jane hapur nga babezia ti mbyllim, ti sherojme”, - u kunderpergjigj kryeministri. Sipas tij, politika e qeverise ndaj mjedisit, eshte serioze pasi bazohet ne parimin se mjedisi eshte jeta dhe mbrojta e tij eshte e barasvlefshme me mbrojtjen e jetes. Kryeministri Berisha, shtoi se Shqiperia ka nje politike mbrojtese mjedisore te vendosur ne standardet nderkombetare. Ndersa akuzoi serish opoziten dhe kreun e saj, Edi Rama, se deri nje vit me pare, ajri mbytes ne kryeqytet ishte jashte cdo standardi. “Deri nje vit me pare, ishte ajri mbytes i kryeqytetit dhe, natyrisht, ndotja ne raste te caktuara e ujerave te plazhit te Durresit. Ndotja e ajrit te kryeqytetit tejkalonte dy here cdo standard tjeter ne kontinentin evropian. Po keshtu ujerat e zeza, ne menyre te perseritur, ndotnin jashte cdo lloj standardi ujerat e kaltra te detit. Durresi me kete impiant do te hyje ne harten e qyteteve me ujerat me te pastra te rajon dhe ne Evrope”, - u akuzoi Berisha.

Impianti, pastron ujerat e zeza ne vijen bregdetare te Durresit

Impianti i perpunimit te trajtimit te ujerave te zeza te Durresit, te Shkembit te Kavajes dhe te gjithe zones bregdetare deri ne kufi me Gjirin e Lalzit, eshte nje investim prej 11 milione euro, i teknologjive me te avancuara. Me mbi 141 kilometra tubacione, impianti perpunon aktualisht 400 l/s dhe kapacitetet i ka per rreth 700 l/s. Me vendosjen e tij ne funksion te plote, ujerat e Durresit behen nder ujerat me te pastra te Mesdheut dhe te Evropes ne teresi. Impianti, ujerat qe nxjerr i ka te pastra dhe te perdorshme per shume qellime te tjera. Ne pak jave impiantit i bashkohet kolektori qe sjell ujerat e zeza nga Shkembi i Kavajes dhe i tere territori i vijes bregdetare te Durresit pastrohet ne menyre perfundimtare nga ujerat e zeza, te cilat mbillnin semundje, papasterti dhe, natyrisht, demtonin turizmin e ketij gjiri te mrekullueshem, ketij gjiri me potencial te jashtezakonshem turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›