“Rama-Meta firmosin Epitafin e Rilindjes” Rozeta Rapushi
“Majtistet firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Udhe te mbare drejt te shkuares”. Ky ishte komenti i kryeministrit, Sali Berisha, i bere dje pas firmosjes se marreveshjes mes PS dhe LSI per koalicion ne zgjedhjet parlamentare. Vetem pak caste pas marreveshjes, kryeministri shfrytezoi nje takim ne kuader te Dites se Tokes per ta cilesuar ate si epitafin e Rilindjes. Ndersa i kushtoi edhe disa radhe ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook. “Te dashur miq, sot ne Shkoder majtistet firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Per koincidence apo ironi te fatit, pikerisht ata qe ua themeluan partine ne nentor te vitit 1941, jua rithemeluan ate ne prill te vitit 2013”, - u shpreh Berisha. Duke ironizuar me mbledhjen, Berisha tha se gazetaret dhe kronikanet e partive te tyre, qe po kerkonin me ngulm ne cdo qoshe, dhome, madje dhe tualete te nderteses hijet e Dushan Mugoshes apo Bllazho Jovanovicit si deshmitare te aktit te rithemelimit, u qetesuan kur mesuan se ne mungese te tyre aktin e rithemelimit te partise roze mavi e kishin formuluar me kujdesin ateror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. “Ndersa per himnin e ketij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosoven te Goran Bregovic, te njeriut qe Rama i vari Celesin e Arte te kryeqytetit te Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes. Udhe te mbare drejt te shkuares! Ne jemi ndryshimi, Perpara”, - komentoi Berisha. Ne Diten e Tokes, Berisha tha se qeveria po ben gjithcka per te permiresuar mjedisin, ndryshe nga e majta. “Ne mbjellim peme, ata firmosin ne Shkoder, epitafin e Rilindjes. Ironia e fatit, ata qe e themeluan partise, ia rithemeluan perseri. Ne do te vazhdojme kujdesin per qytetaret, do te vazhdojme kujdesin per mjedisin, do te vazhdojme kujdesin per shendetin e qytetareve, do te vazhdojme kujdesin per jeten e tyre”, - u shpreh kryeministri.
Komentet e kryeministrit ne rrjetin social Facebook
“Te dashur miq, sot ne Shkoder majtistet firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Per koincidence apo ironi te fatit, pikerisht ata qe ua themeluan partine ne nentor te vitit 1941, jua rithemeluan ate ne prill te vitit 2013. Ndersa per himnin e ketij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosoven te Goran Bregovic, te njeriut qe Rama i vari Celesin e Arte te kryeqytetit te Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes. Udhe te mbare drejt te shkuares! Ne jemi ndryshimi, Perpara”, - u shpreh Berisha.