Anëtarësimi i Kosovës në BE me fusnotë

Procesi i anëtarësimit të Kosovës me Bashkimin Evropian do të jetë i mundur me fusnotë, pasi, sipas ekspertëve në Bruksel, një paraqitje e tillë e vendit nuk është si e një shteti e pavarur. Kështu theksohet në një dokument, analizë të ekspertëve ligjorë të Këshillit Evropian, e publikuar sot nga mediat kosovare.
Këshilli Evropian po e shqyrton mundësinë që pas studimit të fizibilitetit Kosovës të mundësojë nisjen e negociatave për stabilizim-asociim, si dhe futjen e Kosovës edhe në disa programe të tjera, nga të cilat përfitojnë shtetet që janë kandidate potenciale. Por Kosova e prezantuar si “Kosovo*”, nuk do të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian si shtet, meqë pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
“Koha Ditore”, ka arritur të sigurojë analizën që zyra Legale e Këshillit Evropian ka përgatitur për 27 vendet anëtare të BE-së, në të cilën shpjegohet se çdo nënshkrim i BE-së me Kosovën që prezantohet me fusnotë sipas konkluzionit së arritur në dialogun teknik me Serbinë nuk paraqet njohje të shtetit të Kosovës e as njohje nga shtetet veç e veç, nëse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Sipas këtij opinioni ligjorë të ekspertëve të BE-së, edhe nisin negociatat për stabilizim-asociim me Kosovën, duke mos paragjykuar kështu nisjen e tyre dhe as nënshkrimin, shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse dhënia e një pëlqimi të tillë nga Këshilli Evropian nuk nënkupton njohje të Pavarësisë së Kosovës.
“Shërbimi ligjorë i Këshillit është pyetur që të jap mendimin e tij të shkruar për rekomandimin e komisionit për Këshillin që të hapen diskutimet për një angazhim të mundshëm sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në Programet e BE-së, që është diskutuar disa herë me grupet e punës për Ballkanin Perëndimorë. Në veçanti shërbimi ligjorë është pyetur që të komentojë nëse përdorimi i nenit 218 të Traktatit të Funksionimit të BE-së do të mund të autorizonte Komisionin që të hapte negociatat”, thuhet në analizën e shërbimit ligjor të mekanizmit më të fuqishëm vendimmarrës të Bashkimit Evropian.
Zyra Ligjore u konfirmon 27 shteteve anëtare të BE-së se neni 218 mund të përdoret për hapjen e negociatave, por nuk e përmend nënshkrimin e tyre dhe as përfundimin. Në fakt, sipas përgjigjes së shërbimit ligjorë të BE-së, vetëm pikat tre dhe katër, që flasin për hapjen e negociatave nga Komisioni Evropian, janë baza për hapjen e tyre edhe me Kosovën që do të paraqitet aty si “Kosovo*