E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali arrestohet shefi i Postes ne Senat

Shefi i shërbimit postar në Senatin e Italisë, Orlando Ranaldi, është arrestuar për trafikim të kokainës, ka njoftuar policia. Ky është episodi më i ri që praktikisht po e shkatërron besimin e publikut në institucionet politike të Italisë. Orlando Ranaldi, 53 vjeçar, është i akuzuar se është pjesë e bandës prej 10 italianëve dhe shqiptarëve, që udhëheqin një unazë të kokainës në pjesën jugore të Romës. Nëntë pjesëtarë të tjerë të bandës, gjashtë nga Italia dhe tre nga Shqipëria, po ashtu, janë arrestuar gjatë operacionit të njejtë policor, përfshirë një polic të trafikut dhe një shofer të autobusit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›