Orteku ne Himalaje ne kerkim te viktimave

Janë zbehur shpresat për të gjetur të mbijetuar në katastrofën më të rëndë në 20 vitet e fundit, siç është cilësuar dhe orteku që ka vrarë një grup alpinistësh në Himalaje. Në Nepal forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë pezulluar operacionet e kërkimit për të mbijetuar në ortekun që i mori jetën grupit të alpinistëve që po ngjiteshin në malin Manaslu. Një nga të mbijetuarit tregon se ishin zgjuar pasi kishte nisur të frynte një erë e fortë dhe më pas kishin ndjerë dëborën që kishte rënë në tendën e tyre. Pasi tenda është mbuluar nga dëbora ata kanë nisur të rrëshqasin për rreth 15 sekonda dhe më pas kanë ndaluar. Viktimat në malin Manaslu – maja e tetë më e lartë në botë, mbi 8 mijë metra në vargamalet e Himalajës, janë të paktën trembëdhjetë. Ndërsa të zhdukurit rezultojnë më shumë se gjashtë. Numri i viktimave mund të kishte qenë më i madh. Pasi një ditë më parë dy ekspedita kishin anuluar ngjitjen e malit.