Merkel takim ne Berlin me Konfindustrine gjermane

Tregjet financiare janë të shqetësuara në lidhje me aftësinë e disa vendeve në eurozonë për të shlyer borxhin e tyre. Kështu u është drejtuar drejtuesve të industrisë në Berlin kancelarja Angela Merkel.
"Ekziston një mungesë e besimit në tregjet financiare se disa vende të Eurozonës nuk mund të paguajnë borxhet e tyre në një periudhë afatgjatë. Bota pyet se sa janë konkurruese vendet e eurozonës
Merkel ka thënë se kërkohet qëndrueshmëri për të zgjidhur krizën, dhe se pakti fiskal për disiplinën buxhetore është një shenjë e progresit, siç është progresi në mbikëqyrjen bankare në të gjithë bllokun.
Jemi duke punuar në këshillin Europian sëbashku me presidentin e Bankës qëndrore Europiane, me presidentin e KE dhe kreun e eurogrupit mbi hapat e mëtejshëm për një europë më të bashkuar në kuptimin e angazhimeve dhe mundësive për të rikuperuar besueshmërinë.
Por kemi shumë detyra shtëpie për të bërë ka thënë Merkel duke ritheksuar qëndrimin e saj se një bashkim i borxhit do të na kthente mbrapa. Nuk ka përgjegjësi ka thënë kancelarja pë ushturar kontrolle. Shumë shpesh në të kaluarën në BE kemi pritur për premtimet sic ishte ajo e kthimit të realitetit ekonomik më dinamik brenda fundit të dhjetvjecarit por premtimet nuk janë mbajtur. Ajo ka kujtuar se Gjermania nuk mund të shkëputet nga zhvillimi ekonomik i Europës dhe u është drejtuar industrialistëve gjermanë se të rritësh menjëherë pagat në Gjermani për nxitjen e harmonizimit të kostos së punës në eurozonë është ndoshta një zgjidhje e momentit por jo e vlefshme për kë dëshiron rritjen e Europës edhe në të ardhmen.