Anëtarësimi i Serbisë në NATO rrezikon raportet me Rusinë
Ky konstatim vjen nga Kryesuesi i Komitetit të Dumës ruse për Marrëdhënie të Jashtme, Konstanin Kosaçev. Ai ka thënë se “vendimi eventual i Serbisë që t’i bashkohet NATO-s do të thotë se populli serb i pranon aksionet e Aleancës Veriatlantike ndaj ish-Jugosllavisë dhe se e pranon pavarësinë e Kosovës”.Ndërkohë, Kosaçev ka vlerësuar se hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do t’i ndryshonte raportet e Moskës me Beogradin.