E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaresimi i Shqiperise ne BE i pamundur shkak dhe gjendja e medias

Reporteret pa Kufij

Ne raportin e Reportereve pa Kufij mbi lirine e shtypit per vitin 2011 Shqiperia kishte nje ulje ne klasifikimin prej 16 vendesh.

Shefi i marredhenieve me Institucionet Europiane prane kesaj organizate Olivier Basille analizoi per Deutsche Wellen arsyet qe kane cuar sipas tij ne nje regres te tille duke cituar problemet e shumta qe nga pasojat e krizes politike te cilat prekin edhe median e deri te krimi i organizuar. Deklarata me e forte e Basille ne te gjithe prononcimin e tij eshte se me gjendjen aktuale te lirise se shtypit ne Shqiperi anetaresimi ne Bashkimin Europian eshte i pamundur. Media e lire ka rendesi te madhe per BE-ne argumenton ai. Kur vjen fjala per Shqiperine nuk mund te flasim per shtyp te lire. Numri i gazetareve te paditur eshte shtuar ndjeshem. Politikanet jane bere shume te zgjuar. Ata thone se nuk ka censure politike ne Shqiperi dhe kjo eshte pjeserisht e vertete sepse censuren e kane bere te ligjshme. Politika thote se nuk ka burg per gazetaret por gjykatat vendosin gjoba te larta te pamundura per tu paguar. Duke qene se gazetaret ne Shqiperi jane te pambrojtur ata e rrisin nivelin e autocensures dhe nuk investigojne sepse e dine qe do te paditen dhe do te humbasin perpara drejtesise. Keshtu qe per shume ceshtje nuk shkruajne nuk hetojne dhe mjaft informacione mbeten ne erresire thote Basille ne interviste.

Ne kendveshtrimin e tij censura eshte bere e ligjshme ne Shqiperi sepse ne te shumten e rasteve gazetaret kane humbur gjyqet dhe ky eshte nje mesazh i qarte se nese ti shkruan per nje gje do te paditesh dhe do te humbasesh para drejtesise.

Sistemi i drejtesise eshte gjithnje e me shume i komplikuar dhe kunder lirise se informacionit thote Basille. Qe prej vitit 1985 kur u themelua Reporteret pa Kufij ne raportet e saj theksohet gjithmone ndikimi i skajshem i qeverise shqiptare tek media publike por situata nuk eshte me e mire sipas organizates as ne sektorin privat ku mjaft gazetare punojne pa kontrata dhe nuk jane te mbrojtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›