E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i nënkryetarit të KLD-së, mblidhet sot komisioni hetimor

Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, mblidhet sot për të nisur punën, pas miratimit në Kuvend javën e kaluar.

Komisioni do të kryesohet nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarët e maxhorancës do të jenë: Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli.

Ndërkohë, Partia Socialiste nuk do të jetë pjesë e komisionit hetimor. PS nuk ka propozuar asnjë emër për katër anëtarët që i takojnë kësaj force në komision, pasi e ka cilësuar ngritjen e tij një farsë në të cilën nuk pranon të bëhet pjesë.

Nisma e demokratëve për ngritjen e komisionit hetimor u votua në Parlament javën që shkoi vetëm me votat e maxhorancës dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Pak para miratimit të ngritjes së komisionit, Kuvendi refuzoi kërkesën e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të folur në seancën plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›