E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ekonomisë:Kalimi i INSTAT-it në varësi të qeverisë

Pas debateve të shumta, komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës ligjin për kalimin e Institutit të Statistikave në varësi të qeverisë.
 

Mbledhja e sotme e komisionit është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës , ku këta të fundit janë shprehur kundër ligjit për statistikat dhe prokurimit. Sipas tyre ligji bën të mundur që INSTAT të përqëndrohet në duart e kryeministrit Berisha.
 

Deputetët e opozitës kanë kërkuar më herët të komision që ligji të rishikohet pasi nuk garanton pavarësi dhe transparencë për publikimin e të dhënave por kjo gjë është hedhur poshtë nga mazhoranca.
 

Më tej deputetët e mazhorancës kanë theksuar se ku Partia Socialiste do të vijë në pushtet Instituti i Statistikave do të jetë në varësi të parlamentit dhe po ashtu edhe institucione të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›