Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Austria kundër

Përpjekjet e Ukrainës për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kanë hasur rezistencë nga Austria dhe kjo që e ka zhgënjyer Ukrainën.
Ukraina thotë se është e zhgënjyer që përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian kanë hasur në rezistencë nga Austria.
Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg u citua të thoshte se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendesh dhe duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.
Ukraina i ka quajtur komentet “strategjikisht dritëshkurtër”.
BE-ja është mbledhur pas Ukrainës gjatë luftës, duke ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj me sanksione.