Anëtarësimi në BE, Bregu optimiste për shqyrtimin e kërkesës

Qeveria Berisha është optimiste për statusin e vendit kandidat , kërkesë e cila do të merret në shqyrtim vetëm pas mbylljes të procesit zgjedhor. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaron se pritshmëria e qeverise shqiptare është në përputhje me deklaratat e ministrave të BE-së. Sipas saj që në momentin e dorëzimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat, qeveria e kishte të qartë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Por ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka sulmuar partinë më të madhe të opozitës për qendrimin që ajo po mban për zgjedhjet. Sipas saj interesat e vendit nuk duhet të dëmtohen nga disfatat personale të Edi Ramës.