Kthehet Kontigjenti i 4-t Paqeruajtës i Heratit
Është kthyer në atdhe Kontigjenti i 4-t Paqeruajtës në Herat të Afganistanit. Me këtë rast në aeroportin "Nënë Tereza", u zhvillua një ceremoni e veçantë për pritjen e misionarëve të paqes Ministri i Mbrojtjes Oketa pasi përgëzoi ushtarakët paqeruajtësit për përmbushjen e misionit të ngarkuar u shpreh se "këta misionarë u larguan nga atdheu 6 muaj më parë si ushtarakë të një vendi aspirant në Aleancë dhe kthehen tani me Flamurin e NATO-s, si ushtarakë të Aleancës së Atlantikut të Veriut".
Kontigjenti i 4-t Paqeruajtës shërbeu në Herat të Afganistanit nga muaji janar 2009 deri në këto ditë të fundit të muajit korrik. Ai mori pjesë në misionin paqeruajtës ISAF, nën komandën e kontigjentit italian. Ky mision ishte vazhdim i 28-të misioneve të kryera nga Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe i 4-ti në Herat, në mbështetje të operacioneve paqeruajtëse.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe komandanti i Forcës së Bashkuar gjeneral brigade Agim Lala, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve.