E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaresimi ne BE Haxhinasto Opozita te reflektoje

Zgjidhja e krizes politike eshte nje zile alarmi per politiken shqiptare. Kjo eshte thirrje e zevendeskryeministrit dhe njekohesisht ministrit te Jashtem te Shqiperise Edmond Haxhinasto referuar edhe seances se fundit te PE-se per Shqiperine.

Sipas tij kjo seance solli ne vemendjen e shqiptareve shqetesimin e situates politike ne vend pas sulmit te dhunshem qe iu be institucioneve ne daten 21 janar. Ai vuri ne dukje se mesazhet jane nje kembane alarmi per ata qe mund te mbajne peng te ardhmen evropiane. Ministri Haxhinasto siguroi se qeveria vazhdon te punoje me axhenden evropiane. Teksa gjate seances se PE-se komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule permendi disa nga kerkesat paresore qe politika shqiptare duhet te zbatoje per te nxjerre vendin nga kriza nder te cilat jane rivendosja e dialogut politik mes paleve reformimi i sistemit gjyqesor lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar zbatimi me rigorozitet i ligjeve mbrojtja e te drejtave te njeriut etj. Haxhinasto theksoi se eshte miratuar plani i veprimit per 12 prioritetet e BE-se dhe per kete opozita duhet te reflektoje dhe te marre hapa konkrete per ne BE. Opozita duhet te marre pjese ne procesin e 12 prioriteteve dhe te angazhohet ne zgjedhjet e 8 majit te ushtroje detyrimin kushtetues te perfaqesimit te Shqiperise te nje procesi normal parlamentar. Kjo mazhorance eshte e hapur per bashkepunim dhe se do te vazhdoje punen me qellim qe axhenda evropiane te mos merret peng - theksoi z. Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›