Patozi Mazhoranca la imunitetin para 6 vjetesh
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi shpjegoi dje ne seance plenare arsyet e nismes se tyre per kufizimin e imunitetit te deputetit por edhe pershpejtimin e seances per heqjen e imunitetit te deputetit Ilir Meta. Arsyeja e pare e ketij vendimi eshte sepse ne si mazhorance nuk ia njohim vetes imunitetin prej 6 vitesh apo prej me shume vitesh. Se dyti ne e kemi konsideruar serioze kerkesen e institucionit te akuzes pavaresisht rezervave qe mund te kemi per ata qe punojne aty dhe se ne mendojme se organi akuzes me vertete ka nevoje qe sa me shpejt te ndiqet ceshtja penale ndaj deputeteve te kerkuar - tha ai. Nje tjeter arsye e pershpejtimit te seance - tha Patozi - eshte dhe fakti se vete zoti Meta qe ne castin kur nuk ishte bere kerkesa per heqjen e imunitetit ia hoqi vetes te drejten e imunitetit. Ju zoterinj interesat e kujt mbroni qe nuk doni qe kjo seance te zhvillohej sot Nuk na e thoni dot. Ne kerkuam qe te mos zvarritet procedura sepse procedura qe parashikon rregullorja eshte bere qe te mbrohet deputeti dhe ti jape kohe atij te pergatitet - tha ai. Kreu i deputeteve demokrate sqaroi me tej se eshte ndare votimi per deputetin Ilir Meta dhe Dritan Prifti sepse Kuvendi u njoh vetem diten e marte qe edhe ai ishte i gatshem te linte vullnetarisht imunitetin. Zoti Meta qe ketu dhe nje muaj te shkuar e beri publike qe nuk i njeh vetes imunitet dhe ne respektojme mendimin e tij edhe ne kete seance sot. Kurse ne nga ta dinim qe cili do te ishte qendrimi i zotit Prifti qe te parashtronim ne Konferencen e Kryetareve qe te votohej sot edhe imuniteti i tij. Sigurisht qe nuk mund ta dinim. Rregullorja thote qe kalendari behet publik dy dite para seances plenare - sqaroi ai.