SHBA Arvizu Dialogu celesi i zgjidhjes

SHBA permes ambasadorit ne Tirane Aleksander Arvizu intensifikon thirrjet dhe deklaratat publike per ulje tonesh dhe kompromis pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Sipas SHBA-se ne kete kohe te veshtire per politiken shqiptare celesi i zgjidhjes eshte kompromisi. Duke treguar optimizem per nje zgjidhje te mundshme diplomati i SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu ben thirrje qe njera nga palet te beje kompromisin e kerkuar per nje zgjidhje te situates aktuale ne vend. Ambasadori amerikan ne Tirane kerkoi dje qe njera nga palet politike mazhoranca ose opozita te jape kompromis per zgjidhjen e situates ne Shqiperi te cilen diplomati e quan te veshtire. Kreu i ambasades amerikane zgjodhi nje gjuhe diplomatike per te percjelle mesazhin se dialogu dhe kompromisi eshte rruga me e mire per vendin.
E di qe keni degjuar shume per politikanet qe sulmojne njeri-tjetrin. Ndonjehere edhe une frustrohem kur degjoj keto gjera. Por besoj dhe dua te besoj se si njera pale ashtu edhe tjetra sipas menyres se tyre po perpiqen ta bejne Shqiperine nje vend me te mire - theksoi z. Arvizu.
Ai shtoi se flitet per sistemin gjyqesor dhe gjera te tjera ne Shqiperi. Po ka njerez te mire por ata duhet te vazhdojne te punojne fort. Flitet per shumellojshmeri dhe besoj se duhet te kete qasje te shumellojshme. Duhet te kete nje grup njerezish qe thone lsquoJo nuk dorezohemi do te luftojme per cdo te drejte - deklaroi z. Arvizu. Por kjo sipas tij nuk eshte mire te behet nga te gjithe. Ambasadori amerikan ve ne dukje se duhet te jete dikush qe te beje edhe kompromiset. Duhet pranuar qe sistemi nuk eshte i persosur. Por gjithmone duhen disa njerez qe te udheheqin betejen dhe disa te tjere te bejne kompromiset - theksoi ambasadori i SHBA-se ne Tirane. Aleksander Arvizu pohoi me tej se per te marre zgjidhje dhe pergjigje te problemeve celesi qendron te bashkepunimi mes tyre. Eumlshte kohe e veshtire por besoj se e ardhmja do te jete me e mire - theksoi ambasadori. Ai e beri kete deklarate ne Biblioteken Kombetare gjate nje aktiviteti kunder diskriminimit racist. Shkurti eshte muaji i historise se afro-amerikaneve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndaj dhe ambasadori amerikan ne Shqiperi Aleksander Arvizu zgjodhi ti perkujtonte keto ngjarje me nxenes te Institutit Arsimor Wilson. Ne nje aktivitet te zhvilluar ne ambientet e Bibliotekes Kombetare ambasadori Arvizu theksoi rendesine e pranimit te diversiteteve ne shoqeri pa i paragjykuar ato. Cdo shoqeri e hapur dhe demokratike ka per detyre qe ti ofroje te gjithe pa dallim ngjyre race apo etnie se ciles i perket. Njerezit duhet te trajtohen si te barabarte pavaresisht diversiteteve. Por gjeja me e rendesishme eshte respekti ndaj ketyre njerezve. Shpeshhere nuk eshte e lehte pasi edhe sot ekzistojne keqkuptime. Prandaj vendosa qe te beja kete bisede pikerisht me ju pasi jeni me mendjehapur dhe perfaqesoni te ardhmen e shoqerise - deklaroi z. Aleksander Arvizu.
Ne kete kontekst diplomati amerikan u ndal edhe tek evoluimi i shoqerise shqiptare ne dy dekada. Per kete Arvizu u shpreh Kane kaluar dy dekada qe shoqeria shqiptare po ecen me hapa te medhenj shoqeria ka ndryshuar por prapeseprape duhet kohe per te ndryshuar sjelljen bindjet dhe mentalitet e shoqerise suaj. Ne kete aktivitet u cel edhe nje ekspozite me punime te nxenesve te ndryshem e titulluar Diversiteti me syte e femijeve.