Anëtarësimi në BE, Lammert: Të plotësohen kushtet

Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert ka deklaruar se duhet të plotësohen parakushtet që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Sipas tij sistemi politik duhet të jetë i qëndrueshëm që të funksionojë demokracia parlamentare. Në lidhje me bojkotin e opozitës ndaj parlamentint Lammert theksoi se bojkoti nuk është ide e mirë pavarësisht arsyeve për të cilat bëhet.
Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert i bëri këto deklarata në inagurimin e zyrës së fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë.
Nga ana e saj kryetarja e kuvendit Topalli deklaroi se vizita e Presidentit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert në Shqipëri dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy parlamenteve. Ajo gjithashtu theksoi se Shqipëria dotë bëjë gjithçka për të përmbushur standartet që vendi ynë të anëtarësohet në BE.