E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lammert: Duhet të plotësohen parakushtet për hyrjen në BE

Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert ka deklaruar se duhet të plotësohen parakushtet që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Sipas tij sistemi politik duhet të jetë i qëndrueshëm që të funksionojë demokracia parlamentare. Në lidhje me bojkotin e opozitës ndaj parlamentint Lammert theksoi se bojkoti nuk është ide e mirë pavarësisht arsyeve për të cilat bëhet. Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert i bëri këto deklarata në inagurimin e zyrës së fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë.
Nga ana e saj kryetarja e kuvendit Topalli deklaroi se vizita e Presidentit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert në Shqipëri dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy parlamenteve. Ajo gjithashtu theksoi se Shqipëria dotë bëjë gjithçka për të përmbushur standartet që vendi ynë të anëtarësohet në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›