E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në BE, ndoshta një suprizë e re

Ecuria suprizuese që ka shoqëruar një sërë momentesh të tjera integruese të vendit tonë në strukturat euroatlantike përgjatë viteve të qeverisë “Berisha”, duke filluar nga 12 qershori ’06 e në vazhdimësi, nuk është çudi që të përsëritet edhe me statusin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Jo më larg se para një jave, kryeministri shqiptar Sali Berisha dorëzoi kërkesën zyrtare për statusin e vendit kantidat në Bashkimin Europian. Presidenca e radhës e BE-së dhe Komisioni Europian e mirëpritën aplikimin e Shqiëprisë, ndonëse, këto kohët e fundit, atyre u ngatërrohen nëpër këmbë “ferrat” e krizës ekonomike, argumentave kushtetuese dhe raporteve shqetësuese me Rusinë. Por komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oli Rehn, në një intervistë për gazetën britanike “Telegraph” ka deklaruar se “procesi i zgjerimit të BE-së ne Ballkanin Perëndimor nuk do të ndalet për asnjë arsye për shkak të krizës ekonomike globale”. Nga ana tjetër, e përditshmja prestigjioze “Financial Times”, në një koment të sajin, këto ditët e fundit thekson, midis të tjerash, se, “zgjerimi i mëtejshëm i BE-së do t’i jap energji dhe dinamizëm të ri gjithë kontinentit europian”. Aplikimi integrues i 28 prillit për statusin e vendit kantidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të vetmin kundërshtar ka patur opozitën ramiste, e cila nëpërmjet përfaqësuesve të saj kryesor, për mëse dy muaj rresht, ka kërkuar që, “Shqipëria të mos aplikojë për statusin e vendit kantidat”. Kjo është e vetmja opozitë në botë që u kundërvihet kaq hapur interesave kombëtare në favor të interesave të saj partiake, ku kulmin e kanë arritur me ngjarjet e ’97-ës, në të cilat ishin gati ta zhysnin popullin në luftë civile, mjafton që ata të ktheheshin në pushtet. Unë nuk e di ku e gjeti kurajon kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, e cila pas dorëzimit të kërkesës nga kryeministri Berisha doli e tha se, “ne kemi kërkuar qysh në shtator të vitit të kaluar që të aplikohet për statusin e vendit kantidat, por më mirë vonë se kurrë”. Kjo kryeleviste e partisë puniste po e drejton si organizatë masash gjithë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, duke arritur deri aty sa edhe për çështje lejesh ndërtimi, fjala vjen, ta xhvesh atë nga serioziteti dhe normat e qëndrimit të duhur politik për të mbrojtur çështjen kombëtare. Nuk dua të prek sedrën maskilisto-puniste të disa politikanëve të majtë, por nuk arrijë të kuptojë se si ata mund të çburrërohen kaq lehtë në dashurinë e tyre për atdheun dhe prosperitetin kombëtar, e cila në këto momente e ka emërin “integrim” në strukturat euroatlantike. Ata do të fitonin shumë pikë të vlefshme, sidomos tani në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit, nëse do të arrin të ndanin mëkatet e vogla të qeverisë “Berisha” nga meritat e mëdha të saj në fushën e zhvillimit dhe integrimit të shpejt të vendit në këto 3-4 vitet e fundit dhe jo do të bënin “qimen - tra”, duke shpifur e mashtruar në mënyrë të neveritshme.
Të njëjtën gjë kanë dëshmuar social-komunistët edhe kur kanë qënë në pushtet, në periudhën ’97-’05. Për 8 vjet rresht nuk u hodh prej tyre asnjë hap përpara në rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, me përjashtim të çeljes së negociatave në janar të vitit ’03, ndërkohë që kishin mbi 5 vjet në pushtet. Faktikisht situata për çeljen e negociatave kishte për MSA-në midis Shqipërisë dhe BE-së ishte përgatitur qysh në kohën e qeverisë “Meksi” dhe një gjë e tillë mund të ishte konkretizuar qysh gjatë vitit ’97, nëse do të ishte shmangur rrebelimi komunist. Sidoqoftë, vonesa pesëvjeçare e çeljes së negociatave është tërësisht e pajustifikueshme. Shqipëria e ’98-ës nuk mund të krahasohej me Shqipërinë e ’92-shit, pavarësisht dëmtimeve që shkaktoi “revolucioni demokratik i vonuar”, të cilat, në fund të fundit, ishin të natyrës ekonomiko-materiale. Të paktën, institucionet e ekonomisë së tregut dhe ato të shtetit ligjor nuk ishin dëmtuar nga pikpamja e funksionimit të tyre themelor, pavarësisht se efiçinca e tyre do të ishte shumë e ulët, për shkak të modelit dhe mentalitet qeverisës të social-komunistëve. Fjala është që, nëse do të ekzistonte dëshira e mirë dhe përgjegjësia e duhur tek pushtetarët e majtë, ishin të gjithë mundësitë që, dëmtimet e natyrës materialo-psikologjike që shkaktoi ’97-a, të kompensoheshin brenda një viti. Por një gjë e tillë mund të ndodhte nëse ligjin s’do të vazhdonin ta bënin banditët e ’97-ës dhe institucionet e pavarura s’do të zaptoheshin cep më cep si në kohën e partisë-shtet. Në një situatë të tillë, më e kërcënuar se çdo gjë tjetër ishte institucioni i votës së lirë, i cili i jepte efektet tek prodhimi buroktratiko-korruptiv i pushtetit, duke dëmtuar rëndë rolin dhe integritetin demokratik të opozitës. Natyrisht, këtu, nuk e kemi fjalën për opozitën që nxorën zgjedhjet parlamentare të ’97-ës, por kryesisht për opozitën që nxorën zgjedhjet e përgjithëshme të vitit ’01, ku mazhoranca më shumë se sa nga vota e lirë u prodhua nga ekzekutori i fjalës së lirë në krye të Gjykatës Kushtetuese, duke u dhuruar të majtëve gati 20 mandate të të djathtëve, nëpërmjet procesesh të turpshme gjyqsore. Një mazhorancë e tillë ishte jo vetëm e padenjë, por edhe e paaftë për të kryer reforma demokratike. Dhe pa reforma nuk ka ecje përpara, sikurse pa ecje përpara nuk ka integrim. Madje rezultat e arritura në procesin e integrimit nuk duan “kallauz”, sikundër janë ato që i përkasin periudhës ’06-’09, në mandatin qeverisës të demokratëve.
Integrimi i vendit, të dalë si mos më keq nga skëterra komuniste, në strukturat euroatlanik nuk është qëllim në vetvete, por rezultat e arritura në këtë drejtim janë argumenti më i bindës për efektivitetin e reformave dhe efiçiencën e lartë qeverisëse. Kur ke rezultate të tilla, të çertifikuara ndërkombëtarisht, në një farë mënyre, janë të panevojshëm treguesit për “përdorim të brendshëm”. Mund të thuash gjithë ditën: “kemi ndërmarrë reforma të ndryshme”, “kemi luftuar krimin e korrupsionin”, “kemi bërë reformë zgjedhore”, “kemi miratuar kaq apo aq ligje”, etj., por me histori të tilla s’mund të bësh gjë tjetër veçse të histerisësh disa “idiotë në katrorë” nga kontigjenti i enveristëve të rinovuar.  Fakt është se, në Shqipërinë e viteve ’97-‘05 nuk kishte asnjë tregues për t’u shënuar të natyrës integruese, përveç çeljes së negociatave për MSA-n në janar ’03. Po t’u referohesh treguesve skandaloz në kapjen e shtetit dhe lëshimin e kiametit në çdo aspekt për qytetarët, çelja e negociatave mund të konsiderohet fare mirë një dhuratë ndërkombëtare për popullin shqiptar, në pritje për ndryshimin e mazhorancës qeverisëse, siç ndodhi në zgjedhjet e përgjithëshme të ’05-ës. Siç dihet procesi ynë i mbylljes së negociatave të MSA-së zgjati plotë 41 muaj, deri në 12 qershor ’06, kur nga qeveria “Berisha” u nënshkrua MSA-ja.  Mjafton të kujtojmë se Kroacia dhe Maqedonia e kryen këtë proces vetëm në 5 muaj; pra në një periudhë 8 herë më të shkurtër kohe; Serbia në 7 muaj dhe Mali i Zi në 15 muaj.
Në një farë mënyre ky është starti ku qeveria “Berisha” e filloi garën e integrimit në strukturat euroatlantike, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Po i referohemi vetëm Koracisë e Maqedonisë, për shkak të finishit të përbashkët në Samitin e Bukureshtit, në 4 prill të vitit të kaluar, ku u dha ftesa e anëtarësimit në NATO këtyre vendeve (Maqedonia nuk e pëfitoi këtë ftesë për shkak të vetos greke). Pra, në një farë mënyre, kemi afrimin e Shqipërisë në standartet integruese të Kroacisë. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria është bërë gjithkund Kroaci, por duke filluar nga vjeshta e vitit ’05 e në vazhdin në vendin tonë janë ndërmarrë reforma të atilla të cilat institucionet ndërkombëtare i cilësojnë si “shëmbull dhe inkurajim për gjithë rajonin”. Kjo ishte arsyeja që, brenda 34 muajësh ose në afro 80 për qind të kohës, që iu desh  Shqipërisë të përshkonte nga çelja e negociatave deri te nënshkrimi i MSA-së, ajo arriti të realizojë një sërë procesesh të rëndësishme integruese si nënshkimin dhe ratifikimin e MSA-së; marrjen e ftesës, kantidimin dhe anëtarësimin në NATO si dhe së fundi aplikimin për statusin e vendit kantidat në Bashkimin Europian. Janë diçka më pak se 3 vjetë kohë kur u realizuan të gjitha këto arritje historike për Shqipërinë. Shtoju këtyre ngjarjeve edhe vizitën e presidentin Bush, të parit president amerikan në detyrë, në Shqipëri si dhe pavarësinë e Kosovës; të cilat në një farë mënyre kanë përmbajtje jo të vogël të elementëve integrues, atëherë kjo periudhë mund të konsiderohet pa frikë si, e papërsëritshme në historinë moderne të shtetit shqiptar. Në këtë kuptim, krahasimet janë të vështira për t’u bërë në rang ndërkombëtar, pa në rang kombëtar, as që bëhet fjalë. Nga ana tjetër, hapa të tillë gjigand, nga një vend i prapambetur dhe i keqqeverisur për 8 vjet me radhë, mund të bëhen vetëm në kuadrin e pushtetit të të djathtëve, të cilët kanë vizion dhe parime të larta qeverisëse në pluralizëm. Ky vullnet dhe arritje të këtyre përmasave janë vënë re qysh në mandatin e parë qeverisës të demokratëve në vitet ’92-’96, kur në saj të reformave efektive, Shqipëria u shndërrua në “vendin e suksesit surprizë”, krahasuar me të gjitha vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore. Ky fakt, veç të tjerash tregon se, qeveria “Berisha” i argumenton arritjet e saj më të fundit në fushën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë edhe me të kaluarën e saj të afërt të viteve ’92-’96, ku mund të veçojmë kërkesën e presidentit Berisha në ’92-shin për t’u anëtarësuar në NATO dhe pranimin e Shqipërisë si anëtare e KE-së në ’95-ën. Pra Shqipëria ka njohur zhvillime të rëndësishme integruese vetëm në vitet e qeverisjes së demokratëve, si në vitet ’92-’96, ashtu dhe në vitet ‘05’-’09. Me dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kantidat në Bashkimin Europian, Shqipërisë i ka mbetur dhe një etapë e fundit për të përmbyllur procesin e integrimit euroatlantik të vendit, që shtrihet nga marrja e këtij statusi deri në anëtarësimin e plotë. Opinionet e deritanishme konvergojnë në faktin se kjo periudhë mund të shtrihet nga ky moment deri përtej viteve 2015. Sipas kësaj llogarie, janë më shumë se 6 vjet që duhet pritur në paradhomën e Bashkimit Europian. Kaq vjet ka Kroacia që pret për të marrë statusin e vendit anëtar, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria ende nuk kanë përfituar statusin e vendit kantidat. Po qe se do t’i referohemi rastit kroat, Shqipëria mund të pres edhe shumë kohë pas vitit 2015 për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian. Historia e afërt tregon se, jo pak kanë pritur për t’u anëtarësuar në BE edhe dhjetë vendet  e tjera ish komuniste të Europës Lindore, të cilat e  përmbyllën këtë proces në 1 maj të vitit 2004. Megjithatë Shqipëria ka metrin e vet të integrimit, me të cilin ka realizuar një sërë procesesh të tilla të rëndësishme, kryesisht në vitet ’06-’09. Ky është metri i reformave të sukseshme dhe zhvillimeve mbreslënëse të qeverisë “Berisha”. Shqiptarët kanë një shans të madh që etapën e fundit të integrimit euroatlantik, pra; marrjen e statusit të vendit kantidat dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian ta përmbyllin brenda vitit 2013, nëse votëbesojnë përsëri demokratët e Sali Berishës në zgjedhjet e 28 qershorit ’09. Dhe shqiptarët, qofshin këta edhe me pikëpamje të majta s’kanë përse t’i bien me “shkelma” kësaj të mire të pallogaritshme. Shqipëria europiane, edhe për ta, duhet të jetë më e shtrenjtë se sa Partia Socialiste. Në të kundërt, edhe frytet e deritanishme të integrimit euroatlantik do të rrëzohen të papjekura për tokë, duke sjell një kohë si ajo e para ’05-ës, ku bëhej “një hap para dhe dy hapa prapa”. Ky është një vendim që duhet marrë pas disa llogarive të thjeshta matematike me tregues integrues nga periudha ’06-’09 e qeverisë “Berisha”, kur Shqipërisë iu rikthye jo vetëm dinjiteti, por edhe koha e vlerësimit të potencialeve të saj të pashfrytëzueshme euro-atlantike. Vetëm në këtë mënyrë vendi ynë, jo më shumë se për 4 vjet mund të bëhet pa diskutim një “Zvicër” me det. Ndaj, përpara se sa të bëjmë eksperimente të reja, të shfrytëzojmë eksperiencat e krijuara, pasi në ditët e sotme, edhe një minutë kohë është “flori e shkuar floririt”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›