E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaresimi ne BE, politika e pandare

Komisioni i Jashtem ne Kuvend, ka miratuar me konsensus, rezoluten per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ndersa te henen ne seancen plenare pritet, qe drafti i cili synon te nxise qeverine shqiptare, te aplikoje per te marre statusin e vendit kandidat per t'iu bashkuar familjes se madhe Evropiane, te marre dhe miratimin me konsensusin maksimal te ligjvenesve.

Anetaret e Komisionit te Jashtem kuvendor, jane shprehur ne nje mendje se nuk mund te detyrojne qeverine per te pershpejtuar afatet kohore ne berjen e kerkeses zyrtare, per marrjen e statusit, megjithate sipas tyre anetaret e kabinetit qeveritar, madje dhe vete kryeministri duhet te raportojne ne menyre periodike para komisionit, mbi ecurine e reformave te ndermarra ne kuader te anetaresimit ne BE.

HAPAT

Pas miratimit diten e hene, te rezolutes nga Parlamenti, qeverise i hapet rruga qe t'i dorezoje menjehere kryeministrit cek, i cili mban Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, kerkesen zyrtare per marrjen e statusit. Por qe Shqiperia te arrije te perfitoje statusin e vendin kandidat, duhet qe vendi te plotesoje nje sere kushtesh, mes te cilave zgjedhjet parlamentare te qershorit, te jene te lira dhe brenda standardeve te kerkuara nga nderkombetaret.

Duke folur mbi keto argumente, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, tha dje se eshte i rendesishem fakti qe ka perfunduar ratifikimi i MSA-se. Ndersa mbi faktin se nderkombetaret i kane meshuar sikunder dhe politika shqiptare, zhvillimit te zgjedhjeve me standarde, sqaroi se kjo eshte nje ceshtje politike dhe jo teknike.

PERPJEKJET

Fakti qe Cekia mban Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, ka nxitur ministren e Integrimit Majlinda Bregu, te zhvilloje keto dite nje vizite zyrtare ne Ceki. Ajo ishte e ftuar ne Prage, nga zevendeskryeministri per ceshtjet evropiane Aleksander Vondra.

Gjate vizites se saj, e cila perfshinte dhe nje takim me zevendesministrin e Pare te Puneve te Jashtme z. Tomas Pojar, Bregu i njohu bashkebiseduesit me hapat e ndermarra nga qeveria dhe shteti shqiptar, ne rrugen per integrimin e vendit ne BE si dhe me specifikisht per rolin qe presim te luaje Republika Ceke, gjate periudhes se Presidences se BE ne gjashtemujorin e pare te ketij viti.

Gjate kesaj presidence, Cekia angazhohet se do te vazhdoje te trajtoje si prioritet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perendimor. Perfaqesuesit e larte te Republikes Ceke dhe njekohesisht te Keshillit te Bashkimit Evropian deklaruan se mbeshtesin Shqiperine ne hapat e metejshme te procesit te integrimit evropian.

"Eshte shume e rendesishme te vazhdojme bisedimet per marredheniet tona bilaterale, eshte ne interesin tone te vazhdojme me procesin e integrimit evropian te rajonit, perfshire edhe Shqiperine. Kemi folur me detaje per kete proces, dhe i urojme Shqiperise shume fat ne rrugen e integrimit evropian, ne do te bejme te pamunduren per ta mbeshtetur vendin tuaj", tha zv/ministri i Pare i Puneve te Jashtme Tomas Pojar.

Bisedimet me Cekine

Pikat ku u perqendruan me shume diskutimet mes ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe zyrtareve te larte ceke, kishin te benin me ecurine e permbushjes se detyrimeve te Shqiperise ne kuader te MSA, perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate komunitar, hapat e metejshem qe priten te ndermarre qeveria shqiptare, me qellim anetaresimin e plote te Shqiperise ne BE dhe ecurine e dialogut, per liberalizimin e vizave.

Zhvillimet

Ne Prage, ministrja Bregu u perqendrua kryesisht ne prezantimin e situates ne Shqiperi, ku u diskutua mbi progresin e arritur ne fushat kryesore te detyrimeve per Integrimin Evropian si reformat, zgjedhore, ne drejtesi, ajo ne administraten publike, situaten ekonomike si dhe ne luften kunder korrupsionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›