E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm ndaj lojerave te fatit, nje e katerta jane ilegale

Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit, vetem pak dite pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri "Per Lojerat e Fatit", ka nisur dje nje aksion per konfiskimin e mjeteve elektronike te perdorura per aktivitet te paligjshme nga subjektet. Perpara nisjes se operacionit te konfiskimit dhe bllokimit, ne nje hark kohor prej 7muajsh, Njesia kishte evidentuar subjektet qe ushtrojne veprimtari te paligjshme, ne menyre qe operacioni te jete i shpejte dhe rezultativ. Drejtori i Njesise se Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit, Shkelqim Hoxha, tha se nga kontrollet e ushtruara ne te gjithe vendin ekzistojne rreth 1500 adresa, ne te cilat zhvillohet aktivitet, lojera fati. Ne rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshem i lojerave te fatit. Nderkohe, vetem 22 subjekte jane te licencuara ne kategorine kazino elektronike, 18 subjekte jane te licencuara ne kategorine baste sportive, 10 ne kategorine bingo, nje i licencuar per kategorine kazino dhe 4 ne kategorite e tjera.

Drejtori i Njesise, Shkelqim Hoxha deklaroi se nderhyrja e Njesise se drejtuar prej tij do te shtrihet se shpejti ne te gjithe vendin, "duke garantuar keshtu konkurrencen e ndershme ne tregun e lojerave te fatit dhe duke krijuar kushte te barabarta per ushtrimin e aktivitetit te te gjitha subjekteve".

Rastet kur NJMLF ka te drejte te veproje me konfiskim:

Kur subjektet ushtrojne aktivitet te paligjshem, qe do te thote se nuk jane te regjistruar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit dhe nuk kane leje per ushtrim aktiviteti.

Kur subjektet jane te regjistruara, por nuk kane nipt sekondar, qe do te thote ushtrojne aktivitet ne pika sekondare te paligjshme.

Kur njesia ka vendosur masen e pezullimit ose bllokimit per arsye te mos shlyerjes se detyrimeve ndaj shtetit. Ne kete rast, Njesia ben konfiskimin. Madje, ne piken e trete, masat e nderhyrjes se Njesise shkojne edhe me tej. Kur subjektet nuk kane shlyer detyrimet, Njesia mund te kerkoje bllokimin e pasurive bankare dhe te pasurive te paluajtshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›