E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në BE,Pack: Keni ende punë

Delegacioni i Parlamentit Europian kanë dhënë sot një konferencë për shtyp pas përfundimit të vizitës në Tiranë. Europarlamentarja Doris Pack është shprehur se Shqipëria po i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Europian por duhet ende shumë punë për të arritur integrimin. Sipas saj, për të arritur këtë sukses, duhet investuar në të gjitha fushat. Eurodeputetja për Evropën Lindore, ka theksuar se për Ballkanin nuk ka një datë të saktë, pas përmbushur kriteret e kërkuara. Megjithatë, ajo ka vlerësuar Kroacinë, si vendin e parë ballkanik, që ka përmbushur këto kritere. Gjithashtu Pack duke i bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për kartat e identitetit u shpreh se çmimi i tyre është shumë më i lirë se në vendet e tjera prandaj kartat nuk mund të jepen falas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›