NATO, Topalli:E meritojmë anëtarësimin

Shqipëria e meriton antarësimin në NATO. Kështu është shprehur Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në konferencën me temë "NATO 60 vjet në të mirë të sigurisë ndërkombëtare" që po zhvillohet në Tiranë. Sipas saj Shqipëria ka punuar shumë me reformat prandaj e meriton të anëtarësohet në NATO. Gjithashtu Topalli duke folur për zgjedhjet e qershorit se asnjë kryetar partie të mos ketë frikë nga zgjedhjet sepse ato do të bëhen sipas standarteve të kërkuara. Në konferencë gjithashtu foli dhe Zëvendëambasadori amerikan Christina i cili u shpreh se Shqipëria me anëtarësimin në NATO duhet të shërbejë si shembull për vendet e tjera që duan të anëtarësohen