Berisha takon drejtorin e Policise italiane Moratoriumi i skafeve mbetet ne fuqi
Kryeministri Berisha priti dje drejtorin e Pergjithshem te Policise se Italise Antonio Manganelli te cilit i garantoi se qeveria shqiptare do te vazhdoje te mbaje ne fuqi moratoriumin e skafeve. Sipas Berishes industria e kesaj mafieje mund te bllokohet vetem ne kete menyre. Gjate bisedimit Berisha e falenderoi zotin Manganelli per ndihmen e jashtezakonshme qe qeveria italiane Policia italiane dhe agjencite e tjera i kane dhene Shqiperise ne te gjitha fushat por vecanerisht ne fushen e rendit publik forcimit te ligjit dhe ne luften kunder kriminalitetit. Me tej Berisha theksoi se Policia e Shtetit ne Shqiperi ka bere progres te madh duke bere te mundur shkaterrimin e grupeve dhe organizatave te medha kriminale te cilat benin ligjin ne disa zona ne Shqiperi. Kryeministri u shpreh se Policia shqiptare duke investiguar bashkerisht me Policine italiane dhe ne saje te ndihmes teknike te marre prej saj ka bere te mundur te cojne drejt suksesit nje numer te madh operacionesh. Gjithashtu Berisha shprehu vleresime edhe per punen e Interforce-s e cila ka dhene nje ndihmese shume eficiente. Duke folur per procesin e liberalizimit te vizave te cilin e vleresoi si nje moment historik Berisha shprehu mirenjohje per ndihmen dhe mbeshtetjen e Italise e cila ka qene avokatja e sukseseve te Shqiperise ne kete proces. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Italise z. Antonio Manganelli pasi e falenderoi kryeministrin Berisha per mikpritjen u shpreh se kjo vizite konfirmon miqesine jo vetem midis dy vendeve por edhe midis forcave te policise se te dy vendeve. Me tej z. Manganelli shprehu vleresim per zhvillimin e jashtezakonshem te Shqiperise te cilin nuk e ka hasur ne vendet e tjera si dhe per profesionalizmin shpirtin e bashkepunimit dhe kompetencen qe ka fituar ne keto vite policia shqiptare. Manganelli theksoi se po punohet bashkerisht me skuadra te perbashketa ne luften kunder kriminalitetit kapjes se te kerkuarve por dhe ne kuader te ligjit te ri te miratuar nga qeveria shqiptare mbi konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Lidhur me kete Berisha u shpreh se konfiskimi i aseteve kriminale eshte vitale por po aq e rendesishme eshte edhe lufta kunder pastrimit te parave. Kryeministri theksoi se ne po punojme me vendosmeri ne kete drejtim por nje lufte e perbashket ndaj ketij fenomeni eshte shume e rendesishme per ti hequr cdo mundesi gupeve kriminale per pastrimin e parave.
10 Shtator 2010