E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anëtarësimi në NATO, Presidenti i Finlandës bisedë telefonike me Erdogan: Dënojmë terrorizmin! Dialogu vazhdon

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, ku është diskutuar mbi kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO.

Me një postim në Twitter, Niinisto shrkuan se kishte zhvilluar bisedime “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me Erdogan, i cili ka deklaruar se Turqia do të votojë kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake

 “Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëra-tjetrës dhe marrëdhënia jonë do të forcohet kështu. Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Dialogu i ngushtë vazhdon”, shkroi Niinisto në Twitter.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të refuzojë anëtarësimin në këtë aleancë të Suedisë dhe Finlandës, duke i akuzuar këta vende për strehimin e njerëzve që ajo thotë se janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 kundër Presidentit Erdogan dhe qeverisë së tij./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›