E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spanja ‘nën pushtetin’ e valës së të nxehtit, temperatura rekord mbi 40 gradë

Disa rajone të Spanjës po përjetojnë majin e tyre më të nxehtë ndonjëherë me temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, sipas agjencisë shtetërore të motit, AEMET.

Agjencia lëshoi ​​paralajmërime për të nxehtin në 10 rajone, duke thënë se mund të jetë “një nga valët më intensive” të të nxehtit në vite.

Qyteti i Jaén në Spanjën jugore regjistroi të premten (20 maj) temperaturën më të lartë të majit prej 40 gradë Celsius.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.

Këto temperatura janë rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Rajonet më të goditura janë Andaluzia në jug, Extremadura në jug-lindje, Madridi dhe Castilla La Mancha në qendër dhe Aragona në veri-lindje.

Ministria e shëndetësisë e Spanjës u bëri thirrje banorëve të pinë shumë ujë, të qëndrojnë në vende të freskëta kur është e mundur dhe të reduktojnë aktivitetin fizik./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›