Anëtarësimi në PES, Rama: 8 dhjetori historike për PS-në

8 dhjetori i 2009-ës ishte një ditë shumë e rëndësishme për dy forcat krysore ne politikën shqiptare. Ndërsa PD-ja festonte ditën e Rinisë dhe Pluralizmit në "Skënderbej", Partia Socialiste u bë anëtare me të drejtë vote e Partive Socialiste Europiane. Në daljen e dytë publike pas kthimit nga Praga, kryesocialisti Rama e cilësoi si historike 8 dhjetorin, ditën kur PS-ja u pranua anëtare e Partive Socialiste Evropiane. Por nga ana tjetër, Rama la pa sulmuar edhe festën e PD-së, duke deklaruar si ai u organizua nën frymën e urrejtjes. "8 dhjetori ishte historike për PS-së pasi u pranua si anëtare me të drejtë vote në PES. Sot kemi përfaqësuesin tonë në presidencën e PES", tha ai.
Sipas Ramës, tashmë PS-ja do i japë mundësi Shqipërisë të realizojë zgjedhje të lira dhe evropiane. " Duke u bërë anëtare të PES jemi integruar në një realitet të ri", theksoi ai. Kryesocialisti Rama nënvizoi se në 8 dhjetor, PD-ja në shesh festoi me tingujt e gjuhës së urrejtjes.